Celebrities Gossip Showbiz

Egla ulëret e tronditur, çfarë i ndodhi papritur banores?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër.

Edhe pak ditë kanë mbetur nga finalja e madhe dhe tashmë 5 finalistët po i shijojnë momentet në maksimum. Ditën e sotme Juli dhe Heidi janë munduar të trembin Eglën, e cila ndodhej në lavanderi dhe mund të themi që ia dolën mbanë. Pasi Egla ka ulëritur me të madhe, Juli dhe Heidi kanë shpërthyer në të qeshura.

Ilnisa Agolli, gazetarja dhe njëkohësisht ish-banorja e këtij edicioni të “Big Brother VIP 3”, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up” me Blendi Salaj, Enxhi Nasufin dhe Neada Muçaj. Ajo diskutoi më shumë mbi 5 finalistët e këtij edicioni dhe lojën e tyre, por jo vetëm. Ilnisa nuk la pa përmendur dhe Meritonin, partnerin e saj, për të cilin foli me shumë dashuri dhe superlativa.