Celebrities Film & Tv Showbiz

“Ai do të bëjë tatuazh buzët e mia, ndërsa unë…”/Ilnisa tregon planin romantik me Meritonin!

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Ilnisa Agolli, gazetarja dhe njëkohësisht ish-banorja e këtij edicioni të “Big Brother VIP 3”, ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up” me Blendi Salaj, Enxhi Nasufin dhe Neada Muçaj. Ajo diskutoi më shumë mbi 5 finalistët e këtij edicioni dhe lojën e tyre, por jo vetëm. Ilnisa nuk la pa përmendur dhe Meritonin, partnerin e saj, për të cilin foli me shumë dashuri dhe superlativa.

Meritoni ka refuzuar që të bëjë një tatuazh brenda BBV3, duke u shprehur se dëshiron që ta bëni së bashku kur të dalë ai. Do të ndodhë kështu?

Besoj se po. Ai do që të bëjë tatuazh buzët e mia, kurse unë do bëj kafshimin e tij. Ka qenë një ide shumë e bukur. Na erdhi tek Dhoma e Bardhë.

Duke qenë tek Dhoma e Bardhë, si ka qenë ajo eksperiencë për ty?

Një përvojë shumë e vështirë. Ka qenë pyetja më e shpeshtë nga miqtë e mi pasi dola. Kur arrita të mund mendimet e mia aty, nuk i trembem asgjëje në botë. Atje punon truri shumë shpejt, e ndien që punon dhe vërshon me një ritëm shumë të shpejtë. Ishte një shkollë e jashtëzakonshme.