Art & Kulturë Celebrities Live From Tirana Music

Ekskluzivisht për TAR/Eneda Tarifa na tregon gjithçka rreth “Tirana ArtFest” dhe projekteve të reja!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar këngëtarja e njohur Eneda Tarifa për të na folur më shumë rreth eksperiencës së saj si juri në “Tirana ArtFest”, vizioni i të cilit është zhvillimi i kreativitetit dhe aftësive interpretuese tek të rinjtë, mosha 15-19 vjeç.

Si i ka ardhur e gjithë kjo përballje me rininë Enedës?

Është kthyer në mision. Janë vetë fëmijët që të kërkojnë ndihmë, duan të marrin leksione, kanë ardhur dhe më kanë lutur që të jem guida e tyre vokale por nuk kam patur kohë. Kam dashur të hap kurse të ndryshme por nuk më kanë lënë punët dhe e kam bërë privatisht herë pas herë me dy tre elemente shumë të mira. Pastaj mora pjesë në “The Voice Kids”, e disa emisione të tjera që jam marrë me fëmijë-adoleshentë. Në rininë time kam qenë vet pjesëmarrëse dhe e di ndjesinë. Ata duhet t’i falenderojmë që vijnë dhe performojnë para nesh më atë tipin e tyre, imperfeksionet e tyre. Marr një energji të jashtëzakonshme, i shoh sikur shoh veten time dhe është shumë e rëndësishme t’ju flasësh më kujdes kur ju jep këshilla. Duhet të jesh delikat, nuk mund t’i thuash ‘ti nuk bën, ik’. Kemi qenë shumë të kujdesshëm. Ka tipa dhe karakter shumë të veçantë, shija muzikore gjithashtu është shumë e veçantë. E ardhmja e tyre varet nga ata, sa dëshirë dhe sa i futen kësaj rruge. Jemi një treg i rrëmujshëm derisa gjërat të rregullohen dhe ne të jemi si gjithë bota apo të kalojmë kufijtë e shteteve muzikalisht.

Prej disa kohësh Eneda ka qenë në pauzë sa i përket këngëve të reja, por cilat janë projektet e reja të artistes?

Ndodh që ndonjëherë ne artistët kemi vrull, ndonjëherë kërkojmë pauzë, është me periudha kjo puna e prodhimeve. Unë së fundmi kam punuar 3 këngë, i kam mbaruar dhe jam duke gjetur datat për të regjistruar videoklipet përkatëse. Këtë verë do të ketë të paktën 2, tjetrën do ta lëmë për në vjeshtë. Nuk kam ndejtur kot por nuk kam qenë aktivja që duhet të jem gjatë vitit. Dueti me Renis Gjokën është një këngë e lehtë, tekstin e kam bërë unë, është Reggaeton dhe ka një temë të këndshme që nuk dua t’a zbulojë. Ka të bëjë më një çift që njihen.(qesh)