Celebrities Live From Tirana Music Showbiz

Ekskluzivisht për TAR/Jonida Maliqi tregon gjithçka rreth këngës së saj të re, “Need you”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio këngëtarja e njohur Jonida Maliqi për të na folur rreth këngës së saj më të re, “Need you”. Jonida na tregon më shumë detaje rreth këtij projekti të ri muzikor:

Materiali ka qenë gati që në 2020 por për shkak të pandemisë ndodhi stopimi dhe kështu që e lamë. Tentuam të bënim diçka të animuar, më dukej gjithë kohës stresuese dhe e sforcuar. Mendoj se kur një material është i mirë nuk ka shumë nevojë për furça. Motra më tha: ‘Ah pika ty kënga më e bukur nuk ke dalë në klip’.(qesh) Rrallëherë më thonë bravo të qoftë.(qesh)

Kënga titullohet “Need You”, për kë ka nevojë në jetë Jonida?

Mendoj që të gjithë kemi nevojë për njerëz të dashur, të mirë, të vertetë, të sinqertë, do të ishte apsurde të thoja jo. Ndryshe nga çfarë ke qenë kur ke qenë më e re të shijon shumë të qenurit vetëm por mendoj se ne qeniet humane kemi nevojë për dashuri, kohërat kanë ndryshuar, më duket se ka ikur qëllimi, vërtetësia, dashamirësia. Fillon dhe ke frikë mos lëndohesh, mos gabon. Është pozitive ndryshe nga këngët e mia dramatike. Po vi më e ëmbël se kurrë dhe kjo më pëlqen. Këngë të tilla jan paksa më të vështira për mua, duken më delikate por janë shumë më të vështira sepse duan karakter lozonjar gjë që unë nuk e kam vokalin e tillë.