Celebrities Live From Tirana

Ekskluzive për TAR/Meri Shehu tregon gjithçka rreth shenjave të horoskopit për këtë muaj dhe zbulon se me cilën shenjë nuk shkon mirë!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar në studio astrologia e njohur Meri Shehu. Ajo foli për parashikimin e shenjave të horoskopit për muajin tetor 2021. Meri tregoi fillimisht për shenjën e peshores sepse muaji tetor është muaji i shenjës së peshores. Ajo tha se:

Peshorja ka tendencën të ekuilibrojë dhe të jenë të drejtë. Në peshore ka shumë planetë, është Mërkuri planeti i kundërt që ka të bëjë direkt me kominikimin dhe me arsyetimin. Në momentin që është i kundërt kërkon të rregullojë ato gabime që ka bërë në marrëdhëniet tona më të ngushta. Peshorja kërkon harmoni, bukuri, marrëdhënie sociale, ta duan tjetrin dhe ndjen nevojën t’ja thotë, pra vetëm kërkon dhe do të rregullojë marrëdhëniet në përgjithësi.

Prezantuesi i emisionit, Elios Shuli e pyet se çfarë ndodh me shenjat e tjera. Meri shprehet për të gjitha shenjat sipas radhës duke e nisur nga Dashi.

Shenja e dashit ka shumë planete përballë dhe ekuilibrin e kanë si detyrim. Dashi duhet të rregullojë marrëdhëniet në çift, të shikojë kontratat e punës, marrëveshjet, marrëdhëniet nga e kaluara, etj.

Ndërsa Elios pyet se, çfarë është diçka që mund t’i trishtojë personat e shenjës së dashit, Meri përgjigjet se:

E vetmja gjë që mund ta mërzisë Dashin është që jo çdo gjë do të varet nga dëshira dhe iniciativa e tyre, sepse ata duan të veprojnë gjithmonë të parët.

Bashkë-prezantuesja Ksenja Shoshaj e pyet për shenjën e radhës, Demin.

Personat e shenjës së demit në horoskop, në të shkuarën kanë bërë gabime dhe ndihen të lodhur. Duhet të shikojnë marrëdhëniet me njerëzit ku punojnë dhe udhëtimet në lidhje me punën. Duhet të kenë kujdes në investimet si përshembull: makina, kompjuter, etj, pra investime qe kanë të bëjnë me pajisjet elektronike.

E pyetur për një këshillë se si mund të bëjnë kujdes, Meri përgjigjet:

Nuk duhet të këmbëngulin më shumë sesa duhet në një moment konfuz, të cilët nuk janë as vete shumë të sigurt sepse do të jetë shumë e gabuar.

Sa i përket shenjës së Binjakëve, Meri shprehet:

Fokusi i binjakëve do të jetë tek ndjenjat. Kanë një tendencë rregullimi në fushën e ndjenjave. Duhet të keni kujdes nga kolegët binjakë. Muaji nëntor do të jetë me fat për binjakët. Do të sqarohen diskutimet e lëna pezull dhe do të rregullohen marrëdhëniet. Për binjakët çdo datë është me fat. Binjakët njihen si shenja e inteligjencës, komunikimit por edhe e adoleshencës sepse nuk rriten.

Po për Gaforren çfarë ka për të thënë Meri?

Personat e shenjës së gaforres janë shumë delikatë por nga ana tjetër kanë një guackë shumë të fortë. Janë introvertë dhe ajo guackë duhet të thyhet me mjeshtëri. Në lidhje me çështjet familjare, do të sqarohen dhe harmonizohen. Muaji tetor nuk është mjaft fovorizues për gaforren dhe çështjet familjare do të jenë më të rëndësishmet. Nuk do të keni as kohën dhe as energjinë e duhur për t’u marrë me gjëra të tjera.

Përsa i përket shenjës së Luanit, Meri tha se:

Luanët do të jenë me fat mbas datës 7 Tetor. Këto tre ditë do të kenë keqkuptime në mesazhe, në planet e tyre dhe nuk do t’ju shkojnë gjërat shumë mirë. Do të ndihen keq psikologjikisht dhe këto keqkuptime do të sqarohen deri nga mesi i muajit tetor.

Astrologia Meri Shehu u shpreh se:

Unë si Meri, nuk shkoj mirë me luanët dhe më vjen inat kur flas mirë për ta (qesh). Nuk shkoj mirë sepse luanët vetëm bërtasin, janë egoistë dhe duan të jenë në qendër të vëmendjes gjithë kohës. Ne akrepët jemi të kundërtët e tyre, në fakt egoizmin e kemi por e kemi të brendshëm, shpirtëror.

Virgjëresha:

Fokusi i virgjëreshës do të jetë tek çështjet ekonomike dhe tek gjërat që duan të marrin për atë çfarë kanë punuar. Duhet të sforcohen dhe pak, të rregullojnë dhe disa gabime të bëra, deri nga data 15 Tetor. Për shenjën e virgjëreshës, ekonomia dhe dashuria shkojnë paralelisht.

Për shenjës e Peshores, Meri tha se:

Peshorja është shenja më dominante e këtij muaji. Peshorja balancon me diplomaci. Në jetën personale do të rregullojnë çdo problem që kanë pasur në lidhje me ligjin, punët, jetën personale, prezencën, look-un, komunikimin, marrëdhëniet me të tjerët, gjithçka. Pra, do të ekuilibrojnë veten pastaj të tjerët dhe të gjithë ata që kanë marrëdhënie me peshoret do ta ndjejnë këtë gjë. Dikush nga e kaluara është rikthyer ose një ngjarje nga e kaluara por peshoret do të dinë se si t’i ekuilibrojnë. 

Elios Shuli e pyet se nga çfarë duhet të bëjnë kujdes personat e shenjës së Peshores. Astrologia tha se:

Ata duhet të kenë kujdes nga rruga e gabuar që do të futen dhe thashethemet. Lëmshin e krijuar duhet ta zgjidhin vetë.

Akrepi:

Akrepët duhet të kenë kujdes nga disa mesazhe qe do marrin nga e kaluara e tyre, duhet të kenë kujdes shëndetin e tyre, punën. Janë në një gjendje psikologjike të ngarkuar dhe do të ishte mirë të mos merreshin me të kaluarën e tyre por të fokusohen tek e tashmja. Nëse çlirohen nga kjo situatë, kanë fituar një sfidë dhe kanë kaluar në një stad më të lartë. Mund të kenë edhe kundërshtarë që do t’ju prishin punë dhe duhet të tregojnë kujdes. Akrepët mund të përfitojnë edhe nga mundësitë që nuk i kanë kapur më herët.

“Lumturia më e madhe është të kesh një mik shigjetar”-thotë Meri.

Mbas datës 7 Tetor, shigjetarët do të bëhen më erotik. Ata duan të kenë partnerë që respekton natyrën e tyre sepse janë shumë të hapur dhe kërkojnë liri, por kjo nuk do të thotë se ata tradhëtojnë. Duhet të tregojnë kujdes me çështjet ligjore, dokumentacionet, sidomos tani në kohën që jemi ku duhet të plotësojmë disa procedura për të udhëtuar prej situatës së COVID-19.

Bricjapi:

Bricjapët do të përgojohen në lidhje me punën e tyre. Duhet të kenë kujdes me marrëdhënien e tyre me eprorët, sepse mund të ketë keqkuptime ose duan t’i zëvendësojnë ata. Do ta kenë shumë të vështirë deri nga mesi i muajit tetor, por nuk duhet të marrin asnjë vendim, qoftë dhe për t’u larguar. Madje, as nuk duhet të martohen personat e shenjës së Bricjapit. Mund të festojnë por jo të celebrohen, të mos firmosin sepse mund të pendohen.(qesh)

Ujori:

Jupiteri do t’ju japë hapësirat e tyre dhe do të çlirohen mbas datës 18 Tetor. Për një periudhë 1-2 mujore duhet të përfundojnë projektet e tyre më të rëndësishme sepse këto janë nga ato mundësi që vijnë shumë rrallë, si në këtë rast që mund të kthehen pas 12-vitesh. Ujorët janë gjithmonë me fat.

Meri vijon:

Akrepi dhe Ujori janë dy shenjat më inteligjente të horoskopit. Ujori është gjithmonë një hap para të tjerëve dhe shumë largpamës. Ka pasur plot raste ku njerëz më të mëdhenj që kanë sjellë ndryshim, revolucion, moderim, kanë qënë të shenjës së Ujorit.

Peshqit:

Peshqit nuk mund të jetojnë nëse nuk mbahen pas dikujt. Ata përshtaten sipas vendit ku ndodhen dhe nëse i lodh do të largohen. Peshqit shmangen dhe tremben nga vendimet. Janë në botën, romancën e tyre dhe nuk e dinë se ku shkojnë. Kanë tendencën të kërkojnë perfeksionin dhe këtë e kërkojnë nëpërmjet zhvillimit shpirtëror. Ata udhëhiqen nga Neptuni, planeti i ujërave dhe deteve. Karakteri i tyre ka shumë ngjyra dhe ti nuk arrin ta kuptosh se si ndryshon aq shpejt. Kanë gjithmonë nevojë për mbështetje, qoftë nga feja ose substancat e ndryshme narkotike. Në lidhje me borxhet dhe detyrimet që kanë, do t’i zgjidhin shumë shpejt dhe do të ekuilibrohen.

Ndërsa Elios e pyet se a është momenti që ata të marrin vendime, Meri përgjigjet se momentalisht jo por pas datës 15 tetor do të marrin vendime.

Në lidhje me Hartën Astrologjike astrologia shprehet se:

Njerëzit e mendojnë astrologjinë vetëm sipas shenjës por nuk është ashtu. Astrologjia është nga shkencat më të lashtat dhe vërtetësia shkon deri në 80% të informacioneve që jep. Hartohen pozicionet e njeriut që nga momenti që lind, data dhe ora e saktë. Hartimi me dorë i hartës është shumë i vështirë, si çdo punë me dorë. Nuk është e thjeshtë të lexosh hartën, sepse kjo studiohet vetëm nga një astrolog.

Gjithashtu, Meri tha se:

Harta është komplet tjetër nga filxhani apo letrat. Nuk jam kundër personave që shikojnë filxhan ose lexojnë letrat por kjo është komplet diçka tjetër. Harta përcakton misionin karmik. Ne duhet të dimë se ku e kemi drejtimin sepse ka dy karma, veriore dhe jugore. Nuk duhet të shkojmë nga karma jugore, por njerëzit e dinë këtë dhe vazhdojnë të bëjnë të njëjtin gabim. Shumë probleme ju vijnë nga këto gabime të përsëritura dhe duhet ta lënë atë rrugë të gabuar. Pikërisht këtu bëhet lufta dhe ne ndihemi shpesh herë problematikë në jetën tonë. Përshembull unë personalisht karmën veriore e kam në Peshk dhe në shtëpinë e katërt ndërsa karmën jugore e kam në shtëpinë e dhjetë në Virgjëreshë. Pra, unë nuk duhet të merrem me ato cilësi që kanë peshqit dhe të fokusohem aty. Duhet të kuptojmë çfarë rruge të marrim dhe të kuptojmë çfarë karme kemi dhe sa më shpejt të ndahesh nga ajo rrugë që je gabim, atëherë nis progresi.