Ekspertët paralajmërojnë diabetikët që konsumojnë rregullisht kanabis!

Mjekët janë duke bërë disa paralajmërime për të gjithë ata pacientë diabetikë, të cilët konsumojnë rregullisht kanabis. Ata iu referuan rastit të një 21-vjeçari, i cili u godit nga një sëmundje dobësuese 2-vjeçare. I riu, i cili kishte diabet të tipit 1, hynte dhe dilte nga spitali me të vjella të rënda dhe të përziera që i hutuan mjekët që përpiqeshin të përcaktonin shkakun. Pas analizave përkatëse, ai u diagnostikua gabimisht me një problem stomaku të lidhur me diabetin që pengon pastrimin e ushqimit nga trupi.

Por mjekët kishin harruar një detaj kryesor, faktin se i riu ishte një përdorues i zjarrtë i marihuanës për tetë vjet. Ky fakt nuk do të zbulohej deri në vizitën e radhës të të riut, i cili u zbulua se vuante nga sindroma Hiperemesis Kanabinoid (CHS). CHS shkaktohet nga përdorimi i shpeshtë afatgjatë i kanabisit që shkakton episode të përsëritura të të vjellave, nauze të rënda, dhimbje stomaku dhe dehidrim. Marihuana mund të jetë veçanërisht e rrezikshme për diabetikët që e përdorin atë rregullisht për një kohë të gjatë.

Hulumtimet e reja sugjerojnë se përdorimi i kanabisit mund të ndryshojë zhvillimin e korteksit cerebral dhe në një pjesë të pacientëve të rrisë rrezikun për psikozë. Marihuana, e quajtur edhe kanabis, është një drogë rekreative gjerësisht e njohur. Pothuajse gjysma e të gjithë amerikanëve kanë pirë duhan, apo kanë provuar një lloj marijuane. Marihuana për përdorim rekreativ tani është e ligjshme në 21 shtete.

Përdoruesit e kanabisit me diabet të tipit 1 kanë dy herë më shumë gjasa se ata që nuk përdorin ketoacidozë diabetike, të preken nga një gjendje kërcënuese për jetën, e karakterizuar nga grumbullimi i acideve në gjakun tuaj për shkak të periudhave të gjata të sheqerit të lartë në gjak. Ndërkaq, në vendin tonë kërkohet plan kombëtar për të parandaluar diabetin dhe ndërlikimet që e shoqërojnë, përfshirë humbjen e shikimit apo të një gjymtyre. Në krahasim me 2005-ën, mjekët thonë se janë trefishuar rastet me diabet.