Food & Drink Health & Beauty Lifestyle

Ekspertja e shëndetit tregon se çfarë duhet të hani për një gjumë më të mirë gjatë natës!

Jeni shtrirë në krevat dhe ndodh që nuk mund të flini. Mbase kjo ju ndodh sepse nuk keni ngrënë një banane e cila do t’ju ndihmojë që të qetësoheni. Tracy Loockwood Beckerman ka thënë për “Well+good” se pse banania dhe gjalpi i kikirikut janë kombinimi më i mirë për një gjumë të rehatshëm. Duhet të dini se në varësi të asaj që hani, gjumi dhe tretja juaj do të sillen në përputhje me të.

Nëse ushqimi juaj nuk tretet para se të shkoni në krevat, trupi juaj shpenzon kohën atëherë kur do të duhej të pushonte, për të tretur ushqimin. Niveli i ngritur i glukozës mund t’ju mbajë zgjuar.

Ekspertja e shëndetit është kundër sheqerit të rafinuar dhe karbohidrateve para gjumit, sepse ato mund të kontribuojnë në gjumë të dobët. Megjithatë, ndonjëherë truri juaj ju kërkon ta ushqeni me ëmbëlsira pas një dite stresuese, sepse sheqernat dhe karbohidratet e rafinuara do t’i japin një shtytje dopamine. Një banane me gjalpë kikiriku është një vakt që mund t’ju ndihmojë të flini më mirë.

Këta përbërës jo vetëm që janë një të shijshëm, por edhe plotësojnë shijet e njëri-tjetrit.

Përveç kësaj, ekspertja sugjeroi kos grek, salmon të tymosur, fara chia dhe arra për gjumë më të mirë.

Bananet janë të pasura me kalium dhe magnez, të cilat mund të ndihmojnë muskujt tuaj të relaksohen. Gjalpi i arrave përmban triptofan, një aminoacid që shndërrohet në serotonin në tru. Të ngrëna së bashku, karbohidratet në banane mund ta bëjnë triptofanin më të disponueshëm për trurin tuaj dhe të rrisin aftësinë tuaj për të fjetur. Kjo është një mrekulli e vërtetë për gjumin.

Vaji i kikirikut është jashtëzakonisht i pasur me acid oleik, i cili besohet se ndihmon në ruajtjen e niveleve të kolesterolit të mirë (HDL) dhe presionit të gjakut, të cilat të dyja janë faktorë kyç në shëndetin optimal të zemrës.