Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Ekziston diçka e Victoria-s që David Beckham s’do ia falte vetes nëse e humb!

Historia e tyre e dashurisë do të niste në vitin e largët 1998 gjatë një ndeshje futbolli me motive bamirësie, për t’u kurorëzuar në martesë më 4 korrik të 1999-s, në një ceremoni madhështore në kështjellën e Luttrellstown-it. Që nga ajo kohë e deri më sot, të dy ia kanë dalë mbanë të jenë një ndër personazhet më të pëlqyera e më të lakmuara.

E kemi fjalën për David dhe Victoria Beckham, çiftin ikonë për të cilin koha duket se nuk ka kaluar aspak. Ish-futbollisti dhe stilistja e njohur britanike janë prova se shprehja “ata jetuan të lumtur përgjithmonë” nuk ekziston vetëm në përralla, por edhe në jetën e përditshme.

Në vitet 1990, Victoria Adams arriti famë ndërkombëtare falë “Spice Girls”, ndërsa David Beckham po bënte emër tek “Manchester United”. Edhe pse ajo nuk e kishte idenë se kush ishte futbollisti, David e njihte shumë mirë “Posh Spice”, madje ai pranoni se ishte mahnitur kur e kishte parë për herë të parë. Ndërkaq, David shprehet se:

Isha në një dhomë hoteli me mikun tim më të mirë dhe mbaj mend që para se të takoja Victoria-n i thashë që doja të martohesha me të.

Menjëherë pas kësaj, Victoria mori pjesë në një nga ndeshjet e David-it, por nuk mundi ta takonte. Megjithëse mendonte se kishte humbur shansin e tij për t’u takuar me Spice Girl-in e tij të preferuar, Fati i dha atij një shans të dytë një javë më vonë kur Victoria shkoi në stadium me menaxherin e saj dhe një nga anëtarët e grupit.

Ylli i futbollit u shpreh se:

Ne folëm për rreth një orë në dhomën e zhveshjes. Ajo në fakt kishte marrë trenin atë ditë, kështu që  shënoi numrin e saj në biletën e trenit, të cilën unë e kam ende. Nuk do e humbas kurrë, ashtu siç nuk e imagjinoj ta humb një ditë gruan e jetës time.

Vite më vonë Victoria i shkroi një letër vetes së saj adoleshente, me titull “Çfarë do të dëshiroja të dija”, ku tregon historinë se si u dashurua me Davidin dhe tregoi se ajo po ashtu ruan diçka nga takimi i tyre i parë.