Celebrities Gossip Showbiz

Elon Musk thotë se është idiotësi t’i quash miliarderët njerëz të këqij!

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk së fundmi ka bërë një postim në rrjetin e tij social Twitter nga ky ka folur në lidhje me pjesën se miliarderët nuk janë njerëz të këqinj.  Musk shkroi në Twitter se është “moralisht e gabuar dhe budalla” të përdorësh fjalën miliarder si poshtëruese nëse ai person po përdor pasurinë e tij për të krijuar produkte që bëjnë “miliona njerëz të lumtur”.

Së fundmi investitorët në Twitter po padisin Elon Musk dhe platformën e mediave sociale për trajtimin e ofertës së miliarderit prej 44 miliardë dollarësh për kompaninë. Sipas pretendimeve të tyre, ai ka shkelur ligjet e korporatave të Kalifornisë në një sërë mënyrash. Ata akuzojnë shefin e Tesla-s për sjellje të gabuar pasi deklaratat e tij të rreme dhe manipulimi i tregut kanë krijuar kaos në selinë e Twitter në San Francisko.

Aksionet e Twitter janë rreth 27% më të ulëta se çmimi i ofertës prej 54,20 dollarësh të Musk. Në padi thuhet se Musk përfitoi financiarisht duke vonuar zbulimin e aksioneve të tij të rëndësishme në Twitter dhe planin e tij për t’u bërë anëtar bordi i kompanisë. Sipas paditësve, disa postime në Twitter të postuara nga Musk, i cili është një përdorues i rregullt i Twitter me më shumë se 95 milionë ndjekës, ishin “mashtruese”.

Rikujtojmë gjithashtu se Elon Musk është akuzuar së fundmi nga një ish-punonjëse e SpaceX. Sipas shkrimit, në vitin 2016 Musk i tregoi organet gjenital një gruaje dhe i propozoi të kryente marrëdhënie. Dy vjet më pas Space X dyshohet se i ka paguar ish-punonjëses 250,000 dollarë për të zgjidhur mosmarrëveshjen jashtë gjykatës.