Bota Celebrities Gossip

Elton John: “Nuk m’u lejua të birësoja një fëmijë jetim ukrainas sepse isha homoseksual”!

Këngëtari legjendar Elton John ka zbuluar së fundmi se takimi me një jetim ukrainas në vitin 2009 e frymëzoi atë dhe bashkëshortin e tij, David Furnish të birësonin, por nuk u lejuan për shkak të orientimit të tyre seksual. Ai zbuloi në podcastin e Dua Lipa-s gjatë fundjavës se atyre iu mohua mundësia për të adoptuar një foshnjë 14-muajshe.

Unë e mbajta atë djalë të vogël për orë të tëra. Më pas patëm një konferencë për shtyp dhe në fund na thanë: ‘Duket që ky djalë të do shumë. A doni ta birësoni?’ dhe unë thashë menjëherë po.

John ka thënë se ishte historia e djalit në Ukrainë, që e bëri atë dhe partnerin e tij të kishin një fëmijë. John shtoi se:

Për shkak se jam homoseksual, nuk më lejohej.

Ligji ukrainas kërkon që një prind birësues të jetë jo më i madh se 45 vjeç dhe po i njëjti ligj gjithashtu kërkon që prindërit të jenë të martuar dhe Ukraina nuk e njeh martesën e homoseksualëve. Rikujtojmë se Elton John mirëpriti fëmijën e tij të parë me burrin e tij David Furnish në moshën 66-vjeçare.

Sjellim në vëmendje se para disa ditësh muzikanti legjendar përjetoi momente paniku pasi avioni i tij privat me të cilin udhëtonte drejt New York-ut pësoi një defekt në sistemin hidraulik dhe për këtë arsye bëri ulje të detyruar. Këngëtari 74-vjeçar po udhëtonte nga aeroporti i Farnborough në Hampshire për një koncert në New-York, kur piloti njoftoi ndërsa ndodheshin mbi Irlandë, se duhet të ktheheshin menjëherë për shkak të një defekti.

Më pas, piloti njoftoi në radio kullën e kontrollit se duhej të bënte ulje të detyruar dhe kërkoi skuadrën e zjarrfikësve në pistë. Por paniku nuk përfundoi këtu. Pavarësisht problemeve, avioni dështoi të ulej dy herët e para për shkak të erërave të forta që arrinin deri në 120 km në orë. Këngëtari tregoi se ishte tronditur shumë nga kjo ngjarje, megjithatë ai nuk humbi kohë dhe mori një tjetër avion për të qenë në kohë për koncertin në “Madison Square Garden”.