Aktualitet

EMA konfirmon: AstraZeneca është e sigurtë, nuk shkakton tromboza!

Gjatë një konference për mediat ditën e sotme Agjencia Europiane e Barnave (EMA) konfirmoi se vaksina AstraZeneca është e sigurtë dhe efektive. Sipas presidentes së EMA, Emer Cooke, shkalla e efektshmërisë së AstraZenecës është më lartë se ajo që është raportuar deri tani. Ndërkohë që edhe më herët OBSH ka bërë vazhdimisht thirrje vazhdimisht për përdorimin e vaksinës AstraZeneca.

Shkalla e efektshmërisë së AstraZenecës është më e lartë se ajo që është raportuar deri tani

Agjencia Evropiane e Barnave tha se do të vazhdojë të studiojë lidhjet e mundshme midis mpiksjeve të rralla të gjakut dhe vaksinës. Hetimi i EMA-s u përqendrua në një numër të vogël të rasteve të çrregullimeve të gjakut të pazakonta, në veçanti po studioheshin rastet e trombozës venoze cerebrale – mpiksjen e gjakut në kokë.

Vaksina e Asrazeneca është e sigurte dhe efektive. Ndihmon në mbrojtjen e njerëzve nga COVID-19. Ne bëmë një rishikim të shpejtë për këtë. Nuk është e jashtëzakonshme të përballemi me një situatë të tillë dhe të studiojmë nëse ka një lidhje me të. Informacionet e marra sot i lejojnë shtetet të marrin vendimet për të rikthyer vaksinimet e pezulluara.

Vendimet për të pezulluar përdorimin e vaksinës ngjallën shqetësime mbi ritmin e vaksinimit në rajon, i cili tashmë ishte prekur nga mungesat e furnizimit. Në vendin tonë që prej ditës së shtunë  ka nisur vaksinimi anti-COVID, i mësuesve dhe pedagogëve me vaksinën AstraZeneca.