Bota Lajmet e fundit

OBSH thekson: Përfitimet e vaksinës së AstraZeneca-s tejkalojnë rreziqet!

OBSH-ja vijon të theskoi se përfitimet e vaksinës anti-COVID të AstraZeneca tejkalojnë rreziqet. Sipas drejtorit evropian të Organizatës Botërore të Shëndetësisë vendet në të gjithë Evropën duhet të vazhdojnë ta përdorin atë për të shpëtuar sa më shumë jetë. Hans Kluge tha:

Një numër i madh i agjencive evropiane po hetojnë një numër të vogël të rasteve të mpiksjes së gjakut në rajon që kanë nxitur një sërë shtetesh të BE-së të pezullojnë përkohësisht AstraZeneca-n. Tani për tani, ne nuk e dimë nëse disa ose të gjitha kushtet janë shkaktuar nga vaksina ose nga faktorë të tjerë. Në këtë pikë të kohës përfitimet e vaksinës AstraZeneca tejkalojnë rreziqet e saj dhe përdorimi i saj duhet të vazhdojë, për të shpëtuar jetë

Në fjalën e tij Kluge u shpreh kundër pasaportave të vaksinave në BE, vetëm një ditë pasi Komisioni Evropian përshkroi propozimet për “kartën e gjelbër dixhitale” të unionit. OBSH-ja theksoi:

Ne duam një certifikatë inteligjente vaksinimi por kjo është diçka ndryshe nga një pasaportë

Kluge shpjegoi se arsyeja pse agjencia nuk mbështeste pasaportat e vaksinave ishte para së gjithash “etike”, duke marrë parasysh “mungesën globale të vaksinave”, me tej ai shtoi:

Ne nuk jemi ende të sigurt se sa zgjat imuniteti pasi personi ka marrë një vaksinë COVID-19.

Ndërkohë që theksoi se për të katërtën javë rradhazi infeksionet në Evropë janë rritur, me mbi 1.2 milion raste të reja të raportuara javën e kaluar.