Celebrities Gossip

Emina Cunmulaj shtatzënë për herë të tretë!

Modelja shqiptare me famë ndërkombëtare, Emina Cunmulaj ka dhënë lajmin e bukur për të gjithë ndjekësit e saj. Ajo do të bëhet sërish nënë. Përmes një postimi në Instagram, ku shfaqet në një foto me dy vajzat e saj dhe me barkun e rrumbullakosur, Emina zbuloi edhe gjininë e foshnjes njëkohësisht. Ndërkaq, ajo ka shkruar:

Një djalë i vogël është rrugës dhe ne jemi të gjithë shumë të emocionuar.

Në foto vihen re edhe dy vajzat e vogla të Emina-s të cilat kanë veshur kostumin që formon fjalinë:

Mezi presim të takojmë vëllanë tonë të vogël.

Rikujtojmë se Emina dhe bashkëshorti i saj, Sam Nazarian janë prindër të dy vajzave, Ella Faira dhe Mia Soraya, 5-vjeçe dhe 3-vjeçe. Bukuroshja nga Mali i Zi shquhet edhe për kontributet e saj të vyera në ndihmë të familjeve në nevojë.