Showbiz

Emina Cunmulaj emocionon me aksionin humanitar në Malin e zi

Muajin e fundit modelja e famshme shqiptare Emina Cunmulaj është angazhuar me aksionet e saj humanitare në vende të ndryshme të Shqipërisë si edhe në vendlindjen që e ka kaq shumë përzemër, Malin e Zi.

Bukuroshja na ka marrë me vete për të na treguar këtë rrugëtim të vështirë por edhe shumë emocionues teksa na ka shfaqur ndihmat që i janë dhënë familjeve në nevojë.

Së fundmi Emina ka ndihmuar familjen Ivezaj në Mal të Zi për të ndërtuar nga e para shtëpinë e tyre të rrënuar dhe historia e kësaj familjeje, falë modeles ka prekur zemrat e të gjithë publikut.