Bota

Emocionon profesoresha në Kabul: “Për gratë gjithçka ka përfunduar”!

Programi i “BBC Radio 4’s Today” ka kontaktuar një profesoreshë e cila aktualisht është fshehur në Kabul. E pyetur se si ka ndryshuar jeta që kur talebanët kontrollojnë Kabulin, ajo tha se çdo aspekt ishte i ndryshëm.

Ne jemi të bllokuar në shtëpi. Ne jemi si të burgosur. Ne nuk mund të dalim jashtë. Ne nuk mund të shkojmë në banka, spitale, universitete, shkolla, gjithçka është mbyllur. Unë kisha një punë, do të shkoja në universitet, por u mbyll gjithçka. Kështu që tani jam në shtëpi dhe është shumë e vështirë ta vuaj këtë gjë.

E pyetur se si është për gratë që vendosin të largohen nga shtëpia dhe të dalin në rrugë, profesoresha e cila donte të mbetej anonime tha se një nga shoqet e saj që doli në Kabul u fye nga talebanët. Ata po e pyesnin pse ishte jashtë pa bashkëshort, baba apo vëlla dhe pse nuk po mbante hixhabin e saj. Duke parë të ardhmen, ajo tha se ishte sikur të ishin kthyer përsëri në vitin 2001 dhe priste që gjërat të përkeqësoheshin.

Unë jam e shqetësuar për qëllimet, ëndrrat dhe ambiciet e mia. Mendoj se për gratë gjithçka ka përfunduar.

Duke pasur mundësinë, profesoresha tha se do të largohej nga vendi sepse nuk i kishte mbetur “rrugë tjetër”, por ndjeu se koha po mbaronte. Rikujtojmë, se këngëtarja dhe moderatorja e njohur afgane, Aryana Sayeed është një nga mijëra personat që u arritisën nga vendi pasi talebanët morën pushtetin. Ajo u largua para pak ditësh me avionin e Forcave Ajrore të SHBA. Ajo postoi një foto nga avioni dhe shkroi:

Në një intervistë kam shprehur se do të jem “ushtarja e fundit që do të largohet nga atdheu” dhe sado interesante që të jetë, pikërisht kështu ndodhi. Shpresoj dhe lutem që si rezultat i ndryshimeve të fundit, njerëzit e mi të jenë në gjendje të jetojnë një jetë në paqe, pa frikën e bombave apo shpërthimet që mund t’i vrasin. Zemra ime, mendimet e mia dhe lutjet e mia do të jenë gjithmonë me ju.