Celebrities Gossip Showbiz

Enca Haxhia pozon kuq e zi nga “Duomo di Milano”!

Enca është një artiste shumë e suksesshme e showbiz-it tonë dhe nuk mund ta mohojmë se është tepër e pëlqyer nga publiku. Këngët e saj brenda pak ditësh nga publikimi numërojnë miliona klikime duke e bërë këngëtaren shumë të klikuar. Bukuroshja shpesh ndan me ndjekësit e saj plot momente nga jeta e saj personale dhe kjo e bën atë tepër aktive në rrjete sociale.

Festat e 28-29 Nëntorit shumë shqiptarë ndër ta edhe personazhe VIP kanë postuar në rrjete sociale urimin e tyre për këtë festë kombëtare, si edhe kanë treguar patriotizmin e tyre me veprime të ndryshme. Ndër ta ka qenë edhe Enca, e cila ka postuar në Instastory disa foto nga Milano e veshur kuq e zi.

Gjithmonë Enca njihet për fotot dhe videot e saj mjaft provokuese e tanimë jemi mësuar të presim prej saj vetëm surpriza. Ditët e fundit Enca i ka habitur të gjithë me postimin e fundit në Instastory, ku ka bërë që të gjithë të mendojnë se këngëtarja është në një lidhje dashurie. Bukuroshja ka postuar një foto të një letre, ku nga fjalët që shkruhen në të kuptohet se Enca dëshiron që tu tregoj të gjithëve për lidhjen e saj, ama të gjithë janë shumë kurioz se kush mund të jetë personi që i ka vjedhur zemrën Encës.