Celebrities Gossip Showbiz

Endri Çekiçi konfirmon lidhjen me Megi Pojanin në mënyrën më të bukur!

Megi Pojani njihet si një ndër personazhet më pa komplekse dhe asnjëherë nuk ngurron të shfaqet ashtu siç dëshiron. Herë tepër provokuese e herë shumë ‘funny’, bukuroshja gjithmonë arrin të jetë në qendër të vëmendjes.

Mirëpo, sado aktive në rrjete sociale, Megi është siguruar që ta ruajë jetën e saj private gjithmonë dhe ta mbajë larg syve të publikut. Para pak kohësh u përfol për një foto që dukej se ‘nxorri zbuluar’ bukuroshen dhe mund të na ketë zbuluar diçka. Teksa kishte bërë një pauzë të shkurtër nga llogaria e saj në Instagram, para pak javësh ajo ndau disa foto me ne duke darkuar në një restorant. Deri këtu nuk ka asgjë, por një postim në Instagramin e futbollistit të kombëtares, Endri Çekiçi ku shfaqej në po të njëjtin vend ngriti mjaft dyshimet se mund të ketë një lidhje dashurie mes tyre.  Më pas, dyshja u shfaqën duke pushuar në të njëjtin vend dhe kjo duket se deri diku i vërtetoi spekulimet.

E ditën e djeshme u duk sikur u vërtetua çdo dyshim që ishte krijuar prej kohësh. Mbrëmë në ndeshjen mes Galatasaray dhe Koniaspor, futbollisti shënoi një supergol. E si e do zakoni goli duhet festuar nga ana e atij që e shënon dhe në mënyrën më romantike të mundshme, Endri shkoi drejt tribunës duke vrapuar dhe duke i dhuruar një puthje pikërisht asaj që mendoni. Këtë e kanë filmuar vetë kamerat nga ku po transmetohej ‘live’ ndeshja. Bukuroshja në tribunë ndodhej së bashku me motrën e saj, Marsi.

Pak kohë më parë u njoftua rikthimi i një projekti shumë të madh në Shqipëri, i cili është spektakli “Dancing with the Stars”. E teksa pritjes duket se po i vjen fundi, ndërsa spektakli nis pikërisht në muajin tetor, pak nga pak po zbulojmë edhe artistët dhe personazhet vip që do t’i bashkohen “Dancing with the Stars”.

Megi Pojanin, showgirl-i shumë e dashur që gjithmonë ‘rrëmben’ vëmendjen me postimet e saj të guximshme do të jetë pjesë e spektaklit më të ri që nis në Top Channel. Ishte faqja zyrtare e DWTS në Instagram që postoi klipin e Megit vetëm pak ditë më parë. Bukuroshen e kemi parë disa herë në kërcime të ndryshme në videot e saj në Instagram apo TikTok dhe duket se Megi është gati të na tregojë talentin e saj tashmë në “Dancing with the Stars”, dhe ne i urojmë shumë suksese në këtë rrugëtim të ri.