Celebrities Film & Tv Showbiz

Eni Shehu përlotet gjatë “Dancing With The Stars”, shkak dëmtimi i partneres së tij të kërcimit Erisës!

“Dancing With The Stars” është programi më popullor i kërcimit që bën bashkë personazhet më të dashur, që si kurrë më parë i shihni duke kërcyer në një shumëllojshmëri disiplinash. Së bashku me balerinët profesionistë, javë pas jave, VIP-at sfidojnë veten, në kërkim të pikëve të jurisë dhe votave të publikut, duke synuar çmimin e madh.

Spektakli nuk u hap si zakonisht këtë herë. Një lajm i trishtë vjen nga Erisa, e cila është dëmtuar gjatë provave me Eni Shehun. Këto dy të fundit u bënë çift nga për sfidën e kësaj jave. Eni ishte mjaft i trishtuar, i cili edhe u përlot gjatë fjalimit të tij.

S’ka qenë një javë e lehtë, nga një padjeshkë përfundoi në një dëmtim, nga komunikimet nuk e di si do të jetë shëndeti i saj, ishte traumatizuese si ngjarje, mendoja më të keqen, e kam menduar edhe largimin.

Ndërkohë Bora u shpreh rreth gjendjes së Erisës dhe vazhdimësisë së saj në spektakël, duke qenë se është një nga balerinat profesioniste.

Do duhet për disa javë të qëndrojë jashtë sallës së provave dhe Dancing.

Në fund, u bë edhe një lidhje telefonike me të, e cila foli më shumë rreth ngjarjes që kishte ndodhur dhe shëndetit të saj në këto momente.