I ftuar në emisionin e sotëm të “Big Brother Radio” me Elona Duro ka qenë moderatori Eni Shehu, për të diskutuar dhe për të komentuar dinamikat e ndodhura gjatë 24 orëve të fundit. Për efektet e këtij formati të gjithë kanë diçka për të thënë, si ata që e shijojnë e argëtohen, por edhe ata që janë kundër. Por, të gjithë janë dakord në një pikë: “Big Brother” nuk lë askënd indiferent.
Le të themi të vërtetën se tema mbizotëruese në shtëpi gjatë ditës së sotme ka qenë përjashtimi i Jozit nga ky format, ku rrjedhimisht ishte edhe ajo çka u diskutua nga Elona dhe Eni. Pas përfundimit të spektaklit në mbrëmjen e kaluar, tensionet mes banorëve të shtëpisë vazhduan edhe më tej. Gjatë darkës, Jozi ka debatuar me Gjestin, duke e quajtur atë “kopil shkine” dhe duke e kritikuar për moskërkimin e faljes pas incidentit gjatë dasmës së tij dhe Loredanës. Kjo ka bërë që Jozi të përjashtohet nga gara e BBV! Në lidhje me këtë Eni Shehu u shpreh:
Ai u fut aty për të rritur audiencën e tij për t’u afirmuar si këngëtar. Qëllimi i tij ishte për t’u rritur si figurë. Me këtë që ndodhi është një ‘cancel culture’.
Një tjetër debat që ka mbizotëruar këto ditë dhe mori të gjithë vëmendjen e Prime të fundit ishte midis Gjestit dhe Gertës, ku kjo e fundit është motra e mikeshës së tij, Olta Gixharit. Si e komenton Eni këtë situatë?
Besoj unë e justifikoj më shumë se Olta. Olta, edhe pse nuk e kam diskutuar, do të ishte më e prerë përsa i takon kësaj sepse Olta e sheh si banore, por e sheh Big Brother-in edhe si motër dhe si publik. Kështu që e shoh më të prerë. Kurse unë e shoh…Ta shpjegova. Gerta ka dashur t’i afrohet Gjestit me të njëjtën lojë që ai përdor brenda mureve. Gjesti nga ana tjetër e ka krijuar këtë lojë me Rozanën dhe nuk do, për arsyet e veta, ta zhvillojë me Gertën.