Celebrities Film & Tv Live From Tirana Showbiz

Enxhi Nasufi flet për rrugëtimin e saj në “Dancing With The Stars”/Si u ndje që Fifi u zgjodh finalistja e parë dhe jo ajo?!

E ftuar në “Live From Tirana” ka qenë këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi. Ajo është dhe një ndër konkurrentet në gjysmëfinale të “Dancing With The Stars’. Enxhi na ka folur më shumë për eksperiencën e saj dhe jo vetëm…

Të vjen keq që nuk u zgjodhe ti finalistja e parë, por Fifi?

Mendoj që gjithsecili prej nesh në këtë pikë që jemi, do të donim të ishim si finalist i parë. Jo sepse kjo vulos çdo gjë, por është një shtysë e madhe absolutisht. Është dhe një javë pushim që në këtë pikë ka momente që nuk po na mbajnë më këmbët. Por nga ana tjetër nuk ka gjë sepse ke mundësinë që të besh dhe dy performanca të tjera. Pavarësisht lodhjes, janë kujtime shumë të bukura, janë përformanca ku ti jep shumë mund. Suksese Fifit që kaloi! Fifi ka një audiencë të gjërë dhe që e duan dhe e votojnë. Nëse do flisnim për performancën, mua më pëlqeu shumë energjia që dha në salsa, por nuk mendoj se ishte performaca më e mirë e saj. Por energjia ishte shumë e mirë. Unë jam e mendimit që performanca më e mirë e saj ka qenë paso doble. Ajo më ka shijuar më shumë.

Kush mendon se do të jetë treshja që do t’i bashkohet në finale?

E kam thënë dhe më herët, me dëshirën e madhe dhe me punën, dëshiroj veten time, Fifin, Irgenin dhe Atalantën. Por duke qenë se Atalanta nuk është më pjesë e këtij rrugëtimi, mendoj Arnitën.

A të shqetëson ideja që mund të jetë perceptuar në publik një rivalitet mes teje dhe Arnitës?

Nuk më shqetëson ideja e rivalitetit, ka që në fillim e tani është zbehur pak. Nuk më shqetëson rivaliteti as me Arnitën, as me ndonjë personazh tjetër. Mendoj që si personazhe aty nuk kemi gjëra të përbashkëta me njëra-tjetrën. Jemi stile të ndryshme, karaktere të ndryshme, në skenë jemi totalisht tjetër gjë. Për këtë arsye nuk shihja asgjë se ku mund të krahasoheshim. Por ndonjëherë gjëja merr dhe konotacion tjetër. Sigurisht që ne jemi në një garë dhe kemi konkurrencë me njëri-tjetrin, por në perceptimin tim kur kalon në energji jo të shëndetshme dhe mesazhe jo të mira, nuk më pëlqen.