Celebrities Gossip Showbiz

Epo, Kourtney Kardashian di si ti shijojë pushimet në maksimum!

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker nuk mund t’i mbanin duart larg njëri -tjetrit, ndërsa shijonin pak kohë në varkë gjatë pushimeve të tyre italiane. Ata po kalojnë pushimet e tyre në bregdetin e Amalfi, ku u shfaqën shumë të dashuruar krahë njëri-tjetrit.

42 vjeçarja dukej mjaft sensacionale me veshjen e saj, ndërsa ngjitej pas të dashurin e saj, rokerin Travis Barker, për t’i dhënë atij një puthje mjaft pasionante. Pas puthjes së tyre ata dolën nga varka për të bërë një shëtitje në Sestri Levante në Liguria. Ata ishin kapur dorë për dore teksa edhe veshjet e tyre i kishin kombinuar dhe ngjanin shumë ‘cool’.

Sweet: The pair have been enjoying their time in the European country

Më herët gjatë ditës, Kourtney u shfaq në një formë të përkryer fizike me bikini ndërsa po notonte në det me të dashurin. Ata nuk kanë humbur asnjë moment pa qëndruar së bashku. Pasi dolën nga deti dhe pas shëtitjes së tyre më vonë ata ishin të pranishëm në shfaqjen e modës “Dolce & Gabbana” në Venecia.

Drying off: The bronzed duo dried off before getting ready to attend the Dolce and Gabbana show in Venice on Saturday evening

Çifti jashtëzakonisht i dashuruar nëpërmjet një postimi në Instagram u shfaqen përsëri krahë njëri-tjetrit duke shkëmbyer një puthje të zjarrtë. Ylli i KUWTK mbështolli krahët rreth qafës së muzikantit dhe i dhuroi atij një puthje teksa shijonin kohën në varkë. Në postim ajo shkruante:

Kjo është dashuri. 

Ata gjithmonë shfaqen jashtëzakonisht shumë të dashuruar dhe të lumtur krahë njëri-tjetrit dhe kjo mund të jetë një finalizim i lidhjes së tyre me një martesë. Rikujtojmë se ata mund të jenë gati për të hedhur këtë hap, pasi edhe familja edhe fëmijët duken të gjithë shumë të lumtur nën shoqërinë e njëri-tjetrit.