Celebrities Gossip Showbiz

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë gati të hedhin një tjetër hap në lidhjen e tyre!

Kourtney Kardashian dhe partneri i saj, muzikanti Travis Barker janë gati ta çojnë lidhjen e tyre në një tjetër hap. Edhe pse ka kaluar shumë pak kohë nga momenti kur ata nisën marrëdhënien romantike, Kourtney dhe Travis kanë nisur të diskutojnë seriozisht për të ardhmen e tyre si çift. Një burim pranë dyshes është shprehur se:

Ata nuk kanë përjetuar kurrë më parë një dashuri të tillë. Kourtney është shumë e lumtur. Travis e adhuron atë dhe e trajton shumë mirë. Është shumë ndryshe nga gjithë lidhjet e saj dhe kjo është shumë pozitive.

Një tjetër burim ka thënë se ata janë afeksionuar aq shumë pas njëri-tjetrit sa po mendojnë edhe të martohen.

Kourtney dhe Travis kanë folur për martesën. Ishte një lidhje shumë e fortë dhe e papritur që nga momenti që ata u përfshinë në romancë. Ata mendojnë të ecin përpara për një kohë të gjatë. Të gjithë në familje e adhurojnë Travis. Kourtney është shumë e lidhur me fëmijët e tij dhe e anasjellta. Ata janë bërë një familje dhe kjo është shumë speciale.

Familjet e Travis dhe Kourtney-t kanë dhënë aprovimin e tyre për këtë lidhje dhe kjo është fare e qartë nga udhëtimet e shpeshta që ata bëjnë së bashku. Së fundmi, Travis i ka bërë dhe një dhuratë domethënëse për ditëlindje vajzës së Kourtney.

Rikujtojmë se, gjatë një udhëtimi të tyre në Disneyland, fansat e dyshes kanë aluduar se ata mund të ishin martuar në fshehtësi.