Celebrities Gossip Pardon My French

Eraldo Rexho: “Kam ndarë binjakët Veshaj…”

Eraldo Rexho është një ndër gazetarët më të njohur të medias, gjithashtu shquhet për lajmet rozë që gjithmonë bëhen virale në rrjet.  Këtë mbrëmje në “Pardon My French” të moderuar nga Jonida Alickolli dhe Kejvin Kalo, Eraldo zbuloi detaje mjaft interesante.

I pyetur për të ardhurat monetare që ka fituar nga media në Shqipëri, Eraldo u shpreh mjaft i pakënaqur.

Dy vitet e fundit nuk mund të flasim për të ardhura. Jemi në mbijetesë.

Ndërkohë, Eraldo zbulon detaje nga projekti i tij më i ri. Duket se ai është i lodhur nga personazhet e famshme dhe ka zgjedhur të bëjë diçka tjetër.

Kam ndarë binjakët. Po bëj një projekt në Tring me Donald Veshaj, është një projekt me fëmijët, janë intervista me fëmijët, s’ka të famshëm.

Kujtojmë se binjakët Veshaj nuk janë ndarë në asnjë projekt të mëparshëm. Ky është një projekt i Eraldos dhe Donaldit që me siguri do të rezultojë shumë i suksesshëm.