Celebrities Gossip Showbiz

Erjola bërtet e frikësuar, çfarë hyri brenda në shtëpinë e “BBV3”?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ditën e sotme Juli ka kapur një hardhucë në oborrin e shtëpisë, me të cilën tentoi të frikësonte banorët, sidomos vajzat. Pasi shkoi te Heidi, e cila nuk u frikësua shumë, Juli iu drejtua me vrap Erjolës, e cila vrapoi duke bërtitur. Erjola ka treguar dhe më parë se i ka shumë frikë zvarranikët.