Showbiz

Erlindi kërcënon Arjanin dhe produksionin: “Ose të kërkohet falje ose do të largohem nga emisioni”

Një prej konkurrentëve të “Për’puthen”, Erlindi është bërë pjesë e një debati të fortë në këtë spektakël që nuk lidhet as me vajzat e as me takimet romantike.

Gjithçka nisi kur opinionisti Arjan Konomi vuri në dukje se Kristiani, konkurrenti tjetër i ka dhënë Erlindit, e jo vetëm, një substancë narkotike që ky protagonisti e quan ‘çaj Matcha’.

Kjo është situatë delikate, të cilën e kam vënë re. Kam dyshuar dhe në njëfarë mënyre tek Erlindi nuk është më ai djalë që ka qenë në fillimet e tij dhe tani është bërë “fluturon, fluturon gomari”.

Dy djemtë reaguan menjëherë në studio duke i thënë Arjanit se këto janë akuza shumë të rënda dhe të pavërteta e se ai duhet të kërkojë falje. Debati ka vazhduar edhe për disa puntata të tjera në “Për’puthen” dhe tashmë Erlindi ka bërë një deklaratë të fortë.

Ai i kërkon Arjan Konomit dhe produksionit në tërësi që të sqarojnë menjëherë situatën dhe t’i kërkohet ndjesë publike për akuza të rreme dhe ofendime. Në të kundërt është gati të largohet një herë e mirë nga emisioni.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë të konkurrentit në Insta Story.