Celebrities Gossip Lajmet e fundit Showbiz

Ermal Fejzullahu feston ditëlindjen, ja urimi i Romeo Veshaj për mikun e tij…

Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Deri më tani binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore vetëm me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë lançuar mjaft këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime.

Ditën e sotme një prej miqve të tij më të mirë si edhe kolegu i tij me të cilin ka një bashkëpunim muzikor, Ermal Fejzullahu feston ditëlindjen dhe urimi i Romeos për të nuk kishte si të mungonte. Aktori ka postuar në Instastory një foto me Ermalin, ku ka shkruar:

Edhe 100 vite i qeshur vëllai im

Bashkëpunimi i tyre muzikor, i cili titullohet “Më e mira” u pëlqye shumë nga publiku e deri më tani ka kaluar 7 milion klikime në platformën YouTube.

Së fundmi Romeo ka postuar në Instastory një video, teksa duket i shoqëruar me vëllain e tij, Donald Veshaj dhe artistët e njohur Elgit Doda dhe Yll Limani. Në video duket se çunat janë të fokusuar duke dëgjuar një audio në telefon, teksa Romeo e ka postuar videon duke bllokuar audion origjinale dhe duke e zëvendësuar me një këngë të vjetër italiane, ku lindin dyshimet se mos ndoshta janë duke përgatitur ndonjë projekt muzikor surprizë për ndjekësit e tyre.