Showbiz

Ermali dhe Ami bekohen për herë të dytë, këtë herë me një vajzë

Ermal Mamaqi dhe Amarda Toska sapo janë bërë prindër për herë të dytë dhe jeta për çiftin e famshëm është bekuar sërish.

Lajmin e gëzueshëm e ka bërë të ditur vetë moderatori dhe komediani teksa ka postuar një foto të ëmbël në rrjetet sociale.

Në foto shihet ai, Amarda dhe vogëlushja e porsa lindur, emri i së cilës ende nuk është zbuluar. Vajzat duken në gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe kjo foto e ëmbël ka marrë qindra urime nga fansat, miqtë dhe familjarët e çiftit.