Food & Drink Health & Beauty

Është padyshim shumë i shijshëm por një hot-dog ju shkurton jetën…

Studiuesit e shëndetit në Universitetin e Miçiganit kanë zbuluar se ngrënia e një hot dog-u të vetëm mund t’ju marrë 36 minuta jetë. Në studimin e botuar këtë muaj në revistën “Nature Food”, studiuesit vëzhguan 5.853 ushqime në dietën amerikane dhe matën efektet e tyre në minuta të jetës së shëndetshme, të fituar ose të humbur. Olivier Jolliet, profesor i shkencave të shëndetit tha se:

Ne donim të bënim një vlerësim të bazuar në ndikimet e dobishme dhe të dëmshme të ushqimit në të gjithë dietën. Për shembull, ju humbni 0.45 minuta për gram mish të përpunuar, ose 0.1 minuta fitohen për gram fruta. Ne pastaj shohim përbërjen e secilit ushqim dhe më pas e shumëzojmë këtë numër me profilet përkatëse të ushqimit që kemi zhvilluar më parë.

Një nga ushqimet e matura nga studiuesit ishte një hot dog standard i viçit në një simite. 61 gramët e tij të mishit të përpunuar rezultuan në humbjen e 27 minutave të jetës së shëndetshme. Konsumimi i ushqimeve të tilla si arrat, bishtajoret, ushqimet e detit, frutat dhe perimet, nga ana tjetër, kanë efekte pozitive në shëndet, zbuloi studimi.

 

Indeksi shikon ushqimet që rrisin ose ulin jetëgjatësinë, por nuk është aq e lehtë sa të përpiqesh të anulosh zgjedhjet e dëmshme të ushqimit dhe t’i zëvendësosh me ato më të dobishme pohoi Jolliet.

Indeksi është kryesisht për të ndihmuar në përzgjedhjen dhe përdorimin e kalorive të konsumuara në baza ditore për të ndryshuar minimumin e zakoneve dhe për të bërë ndryshimin minimal, në mënyrë që të merrni përfitimin maksimal për shëndetin.