Celebrities Showbiz

Familja e të ndjerit Ezra Blount, refuzon ofertën e Travis Scott!

Oferta e Travis Scott për të paguar shpenzimet e funeralit për një nga 10 viktimat e tragjedisë në festivalin “Astroworld” Ezra Blount vetëm nëntë vjeç, refuzohet nga familja e tij, të cilët thonë se artisti mbart një pjesë të përgjegjësisë për këtë tragjedi. Avokati i familjes Bob Hilliard, i tha avokatit të Scott, Daniel Petrocelli, në një letër të marrë nga “Rolling Stone” se:

Oferta e klientit tuaj është refuzuar. Nuk kam dyshim se zoti Scott ndjen keqardhje. Udhëtimi i tij përpara do të jetë i dhimbshëm. Ai duhet të përballet dhe shpresojmë të shohë se ai mban një pjesë të përgjegjësisë për këtë tragjedi.

Ezra Blount, i cili ishte nga Dallasi, ishte në mesin e 10 personave që vdiqën si pasojë e lëndimeve të pësuara në mes të turmës në festivalin e 5 nëntorit në ‘NRG Park’ në Houston. Ai vdiq në Spitalin e Fëmijëve në Teksas më 14 nëntor, pas një kohe të shkurtër në koma. Funerali i Blount u bë në Teksas më 23 nëntor. Gjyshërit e Ezra-s  thanë se:

Si Ezra Blount ashtu edhe babai i tij Treston Blount ishin në turmën vdekjeprurëse në atë koncert. Të gjithë po shtynin. Ishte aq ngushtë dhe nuk kishte dalje. Babai i tij nuk mund të merrte dot frymë dhe ne nuk e dimë vërtet se çfarë ndodhi me Ezra-n pas kësaj.

Avokati i Scott Petrocelli, shkroi në një letër të 24 nëntorit se Scott, do të dëshironte të paguante për shpenzimet e funeralit të Ezra dhe se është i shkatërruar nga tragjedia që ndodhi në Festivalin “Astroworld” dhe shpreh ngushëllimet për familjarët dhe  të dashurit e atyre të cilët vdiqën ose u plagosën. Ai u shpreh se:

Travis është i përkushtuar të bëjë pjesën e tij për të ndihmuar familjet që kanë vuajtur dhe për të filluar procesin e gjatë të shërimit në komunitetin e Hjustonit. Oferta nuk do të kishte efekt në procedurat ligjore të ngritura kundër Scott dhe palëve të tjera nga babai i Blount, Treston Blount.

Hilliard tha në një përgjigje se, ajo që ndjen reperi nuk është e krahasueshme me atë që po ndjen familja e Blount, duke e krahasuar atë me dhimbje të paimagjinueshme.

Të humbasësh një fëmijë në mënyrën se si Treston humbi Ezra-n e shton dhimbjen. Si prind, Treston nuk mund të mos shqetësohet për idenë e tmerrshme se minutat e fundit të Ezra-s ishin të mbushura me terror, vuajtje, mbytje dhe më e keqja nga të gjitha i rrethuar nga të huaj, babai i tij ra pa ndjenja në atë turmë.

Hilliard tregoi të hënën se familja e Blount, kishte refuzuar më parë propozimet nga kampi i Scott për një takim personal pas tragjedisë. Ai vijon duke thënë se:

Ne ishim mjaft të vendosur. Me gjithë respektin e duhur,  por jo. Kjo nuk është një histori ku mund të bëhet foto por ky është një lloj hetimi se kush është përgjegjës dhe pse. Travis është në listën e ngushtë.

Mosha e 10 personave që vdiqën në tragjedi varionin nga 9 deri në 27 vjeç. Rreth 300 persona u trajtuan në vendngjarje dhe 13 u shtruan në spital në lidhje me incidentin. Pothuajse 200 padi janë ngritur kundër Scott dhe palëve të tjera të përfshira në javët pas festivalit, ndërsa hetuesit vazhdojnë të hetojnë rrethanat e katastrofës.

Rikujtojmë se, reperi i njohur Travis Scott është ende në gjendje jo të mirë emocionale si pasojë e tragjedisë së ndodhur në festivalin e tij, në Houston, Teksas, ku mbetën të vdekur dhjetë persona. Që nga incidenti, reperi është mbështetur tek partnerja e tij, Kylie Jenner për të kaluar këtë fazë të tmerrshme të jetës së tij.