Celebrities Gossip Showbiz

Pak ditë pas tragjedisë në festivalin e tij, Travis Scott në gjendje ‘shoku’!

Reperi i njohur Travis Scott është ende në gjendje jo të mirë emocionale si pasojë e tragjedisë së ndodhur në festivalin e tij, në Houston, Teksas, ku mbetën të vdekur dhjetë persona. Që nga incidenti, reperi është mbështetur tek partnerja e tij, Kylie Jenner për të kaluar këtë fazë të tmerrshme të jetës së tij.

Një burim i sigurt ka shprehur se:

Kylie është e shkatërruar nga tragjedia në ‘Astroworld’ dhe ka bërë gjithçka që mundet për të mbështetur Travis-in në të gjitha emocionet me të cilat ai po përballet çdo ditë. Gjatë gjithë hetimit, Scott, emri i vërtetë i të cilit është Jacques Bermon Webster ka qenë në një gjendje ‘shoku’ ndërsa mbetet i përfshirë në përpjekjet e vazhdueshme për të qëndruar në komunikim me familjet e të prekurve nga incidenti. Kylie e di se sa shumë do të thotë për Travis të performosh dhe të dalësh para fansave të tij, kështu që ta shohësh atë në një gjendje shokuese teksa lajmet dhe proceset gjyqësore vazhdojnë është shumë e vështirë për të dy.

Ndërkaq, është shënuar viktima më e re në moshë nga tragjedia e festivalit “Astroworld”. Lajmin e bëri të ditur nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter, kryebashkiaku i Houston, Sylvester Turner, ku njoftoi për vdekjen e një djali 9-vjeçar, i cili pësoi lëndime të rënda ndërsa ndiqte festivalin muzikor. Ezra Blount, i cili jetonte në Dallas, ishte në gjendje kome për shkak se ‘u shkel me këmbë’ gjatë një turme njerëzish në festival më 5 nëntor. 

Pavarësisht kritikave nga zyrtarët në Hjuston për indiferentizmin e reperit gjatë ngjarjes, zëdhënësja e Travis dhe ish-kryetarja e bashkisë së Baltimores, Stephanie Rawlings-Blake, tha për “CBS Morning” se ideja që Scott mund të kishte ndaluar festivalin e muzikës Astroworld është “qesharake”.

Ata kanë një plan operacioni prej 59 faqesh, ku thuhet qartë se të vetmit që kanë autoritetin për të ndaluar koncertin, ishin producenti ekzekutiv dhe producenti i koncertit. Ai nuk ishte përgjegjës për këtë, por ai dëshiron të jetë përgjegjës për zgjidhjen.