Bota Celebrities

Fansa të Drake apo The Weeknd, ju paraqesim kursin mbi jetën e artistëve!

Një risi vjen nga një universitet i Kanadasë. Shkolla Krijuese e Universitetit Ryerson do të ketë një lëndë e cila do të thellohet te jeta dhe talenti muzikor i artistëve kanadezë Drake dhe The Weeknd. Tashmë disa studentë do të kenë mundësinë që të mësojnë për jetën e tyre.

Lajmin e bëri me ditën e kaluar vetë universiteti në një deklaratë për mediat. Kursi, i titulluar “Deconstructing Drake & The Weeknd”, do të ofrohet në semestrin e dimrit në muajin janar 2022 sipas profesorit Dalton Higgins, i cili do të japë mësim. Në një deklaratë për CNN, profesori u shpreh:

Është koha që ikonat tona kanadeze të repit dhe R&B të njihen në mënyrë akademike dhe ndryshe. Dhe është e rëndësishme për studiuesit dhe historianët që të shqyrtojnë skenën muzikore të Torontos ku lindi Drake dhe The Weeknd dhe ndihmoi në krijimin e kushteve që ata të bëhen më shumë se të suksesshëm. Ajo që njerëzit priren të harrojnë për Drake është se ai është në të vërtetë një shkrimtar i shkëlqyeshëm. Në tekstet e tij ai përdor të gjitha llojet e figurave letrare si metaforat apo krahasimet, kështu që ne do të zbërthejmë tekstet e tij dhe do të shqyrtojmë sesi ai i bashkon këngët.

Drake, emri i vërtetë i të cilit është Aubrey Graham, ka arritje të shumta në karrierë duke përfshirë tetë herë në vende të para në tabelën Billboard 100, gjashtë herë numri 1 në Mbretërinë e Bashkuar dhe fitues i katër çmimeve “Grammy”. Kursi gjithashtu do të analizojë The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Makkonen Tesfaye, një artist etiopian gjithashtu fitues i “Grammy”. Higgins shton:

Kur keni këta dy artistë kanadezë me ngjyrë, nga Toronto të cilët po performojnë rap, R&B dhe pop dhe janë padyshim në rrugën e tyre për t’u bërë miliarderë në një moment në të ardhmen, ka shumë për të mësuar prej tyre. Kur i zhvishni shtresat, do të vini re se si marka dhe sipërmarrja e tyre është në të vërtetë e çmendur. Për shembull, Drake me linjën e tij të veshjeve OVO, e cila gjeneron një numër të konsiderueshëm të ardhurash, ose rolin e tij si ambasador global në Toronto Raptors, ekipi NBA i Kanadasë.

Shpresa e tij më e madhe për studentët e tij, është të sigurohet që ata të largohen nga klasa e tij duke bërë pyetjet e vështira në lidhje me jetën, racën, muzikën dhe si bashkohen të gjitha. Një lajm i mirë për të gjithë fansat e tyre që mund ta konsiderojnë shpërnguljen në Kanada.