Celebrities Gossip Magazine Showbiz

Fansat e serialit ‘Friends’ tronditen nga fakti i rrallë për moshën e Courteney Cox e David Schwimmer!

Megjithëse kanë kaluar shumë kohë që kur seriali është shfaqur për herë të fundit, dashamirësit e filmit komik i ruajnë ende të freskëta kujtimet e batutave dhe mund të habiten me disa fakte per moshën e aktorëve të grupit të famshëm nga New York.

Janë tashmë 20 vjet që kur Friends u mbyll në vitin 2004, dhe aktorja Jennifer Aniston – e cila është më e reja e grupit pas të ndjerit Matthew Perry – është tashmë 55-vjecare, kurse biondja Lisa Kudrow është 60 vjeç, llogarisin mediat. Por kjo nuk është një surprizë aq e madhe për fansat, para se një përdorues i vëmendshëm i internetit të shpërndante observimin e tij të habitshëm.

A e dinit se Courteney Cox dhe David Schwimmer, të cilët luanin rolet e personazheve motër e vëlla Monica e Ross, janë tashmë në të njëjtën moshë me atë të prindërve të personazheve kur nisi programi. Jack e Judy Geller që luheshin nga aktorët Elliott Gould e Christina Pickles, janë shfaqur rregullisht në serial, edhe pse rrallë.

Gould është tashmë 85-vjeç kurse Pickles 89, që do të thotë se kur nisi seriali Friends në vitin 1994, ata ishin rreth 55 e 59-vjeç respektivisht. Edhe Cox është më e madhe se David Schwimmer, dhe tani është 59 vjeçare. Schwimmer, ndërkohë është 57-vjeç, dhe kjo e bën më të vjetër se sa ishte Gould kur luante rolin e babait të Ross.

Fakti nuk kaloi pa u vënë re nga komentuesit që shprehnin habinë e tyre. Një person komentonte:

Sa shpejt ikën koha, nuk e dua këtë negativitet!

Ndërsa një tjetër shtonte:

Ne të gjithë po plakemi po mirë që kishim serialin për shok kur ishim të rinj.