Celebrities Gossip Showbiz

Fedez i nënshtrohet një operacioni urgjent, tregon mbi gjendjen e tij shëndetësore!

Së fundmi këngëtari italian Fedez ka thyer heshtjen pas raportimeve se i është nënshtruar një operacioni urgjent. Përmes një postimi në Instagram ai tha se ishte në spital dhe stafi i kishte shpëtuar jetën pasi ulçera i shkaktoi hemorragji të brendshme pas operacionit të kancerit pankreatik në mars të vitit të kaluar.

Ndërkohë faleminderit për të gjitha mesazhet që po më dërgoni sepse mbështetja është gjithmonë e nevojshme në këto momente. Aktualisht jam i shtruar në spital për shkak të dy ulçerave që më kanë shkaktuar hemorragji të brendshme. Falë dy transfuzioneve të gjakut tani jam shumë më mirë. Falënderoj stafin mjekësor që më shpëtuan jetën.

Rikujtojmë se disa muaj më parë Fedez iu nënshtrua një operacioni në Milano pas zbulimit të një tumori të rrallë neuroendokrin të pankreasit. Reperi zbuloi se ishte bërë njeri më i keq pasi kaloi kancerin e rrallë neuroendokrin të pankreasit. Ai u shpreh se:

Kur u sëmura nga kanceri, historia që duhet të ketë qenë në kokën time ishte: ‘Unë kisha kancer dhe rrjedhimisht kjo përvojë do të më përmirësojë si qenie njerëzore’. Kush e tha këtë? Me kalimin e kohës, jeta ime u përkeqësua, u futa në depresion dhe u bëra një qenie njerëzore më e keqe. Kjo është gjëja më interesante për kancerin tim. Pse duhet të jem një person më i mirë?