Gossip Showbiz

Pushime luksoze dhe… a po vjen fëmija i tretë për Fedez?

Zërat se Fedez mund të bëhet baba për herë të tretë po qarkullojnë gjithnjë e më me insistim në mediat italiane dhe rrjetet sociale.

Sipas thashethemeve të fundit, partnerja e reperit, Giulia Honegger, dyshohet se është shtatzënë, një lajm që prej javësh po ushqen kureshtjen e fansave dhe të shtypit rozë.

Aludimet kanë shkuar aq larg, sa disa njohës të botës së showbiz-it pretendojnë se dinë edhe gjininë e foshnjës. Pas Leone dhe Vittoria-s, fëmijët që Fedez ka me ish-bashkëshorten Chiara Ferragni, reperi thuhet se po pret një djalë tjetër, këtë herë me Giulia Honegger.

Revista javore Oggi ishte e para që hodhi dritë mbi këto dyshime. Në mesin e janarit, ajo publikoi fotografi të çiftit gjatë pushimeve në Shën Moritz, duke vënë në dukje një detaj që nuk kaloi pa u vënë re: Giulia shfaqej shpesh e mbuluar me një batanije, duke fshehur barkun.


Ky gjest, sipas vëzhguesve më të vëmendshëm, ndezi menjëherë dyshimet për një shtatzëni të mundshme.

A është thjesht rastësi apo një shenjë e qartë?

-pyeste revista, duke shtuar se mes miqve të çiftit po qarkullojnë zëra se partnerja e reperit është në pritje të ëmbël.

Megjithatë, vetëm pak ditë më vonë, redaktori i Oggi-t, Andrea Biavardi, deklaroi në një video se kishte marrë një mohim të drejtpërdrejtë, ku shtatzënia ishte hedhur poshtë “në mënyrë kategorike”.

Fedez dhe Giulia Honegger janë bashkë që nga korriku i vitit 2025. Ndryshe nga marrëdhëniet e tij të mëparshme shumë të ekspozuara publikisht, këtë herë reperi ka zgjedhur një profil shumë më diskret. Çifti shfaqet rrallë në evente dhe ndan shumë pak momente nga jeta e tyre private.

Deri në një konfirmim apo mohim zyrtar, gjithçka mbetet në kuadrin e spekulimeve. Megjithatë, një gjë është e sigurt: çdo detaj i vogël nga jeta e Fedez vazhdon të mbajë fansat dhe mediat në pritje të zhvillimit të radhës.