Celebrities Gossip Showbiz

Fejohen dyshja e njohur e showbiz-it, por propozimi i yllit të YouTube shkoi si mos më keq…

Ylli i YouTube-it Logan Paul është fejuar zyrtarisht me modelen Nina Agdal pas një viti lidhjeje, por propozimi i tij nuk shkoi pa probleme. Paul, 28 vjeç, ia bëri propozimin bukuroshes së fundmi në liqenin e Komos, Itali në tarracën e një hoteli luksoz, por ai mori unazën me përmasa të gabuara.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Nina Agdal (@ninaagdal)

Pavarësisht se propozimi “dështoi”, Pali mori një “po” ndërsa ai dhe Agdal ranë në gjunjë për t’u përqafuar. Rikujtojmë, se Nina më parë ka qenë në lidhje me Leonardo DiCaprio, Adam Levine, këngëtarin e Wanted Max George dhe Jack Brinkley-Cook.

Logan pak kohë më parë u shpreh për këtë romancë me këto fjalë:

Në çast m’u duk sikur e njihja prej vitesh dhe ja ku jemi.