Dy yjet e WWE-së, John Cena dhe Logan Paul, përfaqësojnë dy rrugë të ndryshme drejt suksesit – njëri nga ringun dhe Hollivudi, tjetri nga interneti dhe biznesi.
Sipas vlerësimeve të vitit 2025, John Cena ka një pasuri prej rreth 80 milionë dollarësh, të fituar nga WWE, filmat e Hollywood-it, sponsorizimet dhe investimet në pasuri të paluajtshme.
Përveç fitimeve, Cena njihet edhe për filantropinë e tij, duke përmbushur mbi 650 dëshira për Fondacionin Make-A-Wish.
Nga ana tjetër, Logan Paul kryeson me një pasuri prej rreth 150 milionë dollarësh, të ardhura që vijnë nga YouTube, podkasti “Impaulsive”, marka e pijeve energjike “Prime Hydration”, kontrata me WWE, si dhe sponsorizimet në rrjete sociale.
Krahasimi mes tyre tregon kontrastin mes modelit tradicional të famës së Cena-s dhe fuqisë së mediave sociale që ka katapultuar Paul në majat e biznesit global.