Celebrities Gossip Showbiz

Fejohet me aktorin Dominic Purcell nëna e këngëtares Miley, Tish Cyrus!

Nëna e këngëtares së njohur Miley Cyrus, Tish, është fejuar së fundmi me yllin e “Prison Break”, Dominic Purcell. 55-vjeçarja, e bëri njoftimin me anë të një postimi të publikuar në Instagram teksa shfaqej me unazën e fejesës. Në dixhiturën e fotos, ajo shkroi:

Një mijë herë…PO Dominic Purcell!

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Tish Cyrus (@tishcyrus)

Rikujtojmë, se Tish dhe Purcell e bënë publike lidhjen e tyre në korrik të vitit të kaluar, tre muaj pas divorcit me këngëtarin e “Achy Breaky Heart”. Ndërkaq, kjo ishte hera e tretë që Billy Ray dhe Tish ndaheshin dhe ndërmerrnin hapa drejt procedurave të divorcit.

Rikujtojmë se pak muaj më parë muzikanti Billy Ray Cyrus u fejua me këngëtaren Firerose, rreth pesë muaj pasi bëri kërkesë për divorc nga gruaja e tij prej 28 vitesh. Billy Ray dhe Firerose punuan me njëri-tjetrin në një këngë vitin e kaluar të titulluar “New Day”. Billy është babai i pesë fëmijëve me Tish Cyrus.

Madje u tha se Miley nuk fliste më me të atin pas ndarjes nga nëna e saj. Mediat e huaja raportuan se dyshja patën një grindje dhe se gjërat u përshkallëzuan deri në atë pikë sa ndërprenë komunikimin, duke hequr dhe njëri-tjetrin nga rrjetet sociale.