Celebrities Gossip Showbiz

“Fëmijët filluan të pyesnin…”/Cristiano Ronaldo flet pas humbjes së njërit prej binjakëve!

Së fundmi, Cristiano Ronaldo ka rrëfyer për ndjesinë pasi partnerja e tij Georgina Rodriguez humbi njërin prej binjakëve. I përlotur në emisionin e Piers Morgan, legjenda e futbollit tha se:

Të gjithë ishin mbledhur rreth tavolinës, fëmijët filluan të pyesnin ‘mami ku është bebi tjetër?’…Vendosëm t’u tregonim të vërtetën pas një jave, duke u thënë që Angel, që është emri i tij, shkoi në parajsë. Fëmijët e kuptojnë, për gjërat që bëjnë ata thonë: ‘Babi e bëra këtë për Angel’ dhe drejtohen drejt qiellit gjë që më pëlqen shumë sepse ai është pjesë e jetës së tyre. Nuk doja t’i gënjeja fëmijët e mi, pavarësisht se ishte një proces i vështirë. Në një farë mënyre u bëra më shumë baba, më miqësor me ta, po kalonim më shumë kohë së bashku. Në rastin tim ishte për më mirë. U miqësova më shumë me Gion. Ndjej më shumë dashuri për të dhe për fëmijët e mi dhe fillova ta shikoj jetën me një këndvështrim tjetër.

Rikujtojmë, se futbollisti portugez dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, janë bërë pronarë të shtëpisë më të shtrenjtë në Portugali. 37-vjeçari u bë pronar i shtëpisë më të shtrenjtë në Portugali, gjë që mund të jetë një tregues se ai mund ta vazhdojë karrierën në vendin e tij. Prona ndodhet në rrethinën e Cascais dhe vlera e saj llogaritet rreth 11 milionë euro.

Megjithatë, pas rinovimit dhe punimeve të tjera, shpenzimet do të arrijnë deri në 21 milionë, sipas medias “Marca”. Ronaldo thuhet se ka punësuar një staf për rezidencën e re ku secili prej punonjësve do të paguhet 5.490 euro në muaj, kjo sipas të përditshmes portugeze Correio da Manha. Shtëpia luksoze ka një kinema, dhomë lojrash, Spa dhe suita të mëdha, dhoma gjumi me pamje mahnitëse nga oqeani si dhe pishina të brendshme dhe të jashtme.