Auto & Moto

Ferrari prezanton makinën e re 300 000 mijë euro!

Ferrari ka prezantuar makinën e re Ferrari Roma Spider, që është e ngjashme me Ferrari Roma të prezantuar në vitin 2019, por me mundësinë për të hapur “çatinë”. Motori i makinës së markës italiane është i montuar në pjesën e përparme dhe është një turbo V8. Edhe pse nuk ka një çmim zyrtar, ky supermjet mendohet se do të kushtojë rreth 300 000 euro. Gjithashtu, Ferrari nuk ka treguar se kur do të dalë në shitje kjo makinë.

Rikujtojmë, se një Ferrari që u hodh në mënyrë të famshme nga dritarja në komedinë klasike është shitur në ankand për 18,040,000 dollarë. 250 GT SWB California Spider i vitit 1962 u shit në eventin Gooding & Company gjatë festimit të javëve të makinave koleksionuese të Amelia Island Concours në Florida. Siç nënkupton edhe emri i saj, makina me kapakë të hapur u projektua duke pasur parasysh tregun e SHBA-së dhe modeli SWB, ose me rrota të shkurtra, i zhvilluar për të përmirësuar trajtimin e modelit LWB, me bazë të gjatë, modeli që pati sukses.