Celebrities Gossip Showbiz

Sa qenka rritur, Arbana Osmani ndan videon me vajzën e saj të vogël!

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të talentuara në vendin tonë. Ajo ka prezantuar shumë emisione që kanë bërë bujë, ndër të cilët veçojmë programin që arriti të thyente çdo record, Big Brother Vip.

Ndryshe nga djali i saj i madh Joni, që jemi mësuar ta shohim në çdo story të moderatores, teksa është bërë prej vitesh një personazh shumë i dashur për ne, Diellin dhe Zoin Arbana i publikon më pak. Këtë herë, ajo ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram një InstaStory ku shfaqet vajza e saj, të cilën moderatorja nuk e publikon shpesh pasi nuk do ta bëjë pjesë të botës së medias. Krahas fotos moderatorja shkruan:

Kur na lë radhën Dielli.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by TOP ALBANIA RADIO (@topalbania_radio)

Arbana Osmani është gjithmonë në qendër të vëmendjes dhe publikon çdo foto nga jeta e saj private. Ajo është mamaja e tre fëmijëve dhe bashkëshortja e regjisorit Eduard Grishaj.

Ata kanë që në vitin 2010 që punojnë së bashku, teksa kanë bërë shumë emisione që publikut i kanë pëlqyer. Kujtojmë se ata këtë verë patën dhe dasmën e tyre në Toskana ku ishin të ftuar vetëm rrethi i ngushtë i çiftit. Arbana dhe Eduardi patën një kërkesë për të gjithë të ftuarit, që gjatë ceremonisë dhe dasmës të mos bëhej asnjë foto e video. Kjo kërkesë që çifti pati u zbatua nga të gjithë të ftuarit duke mos filmuar dhe bërë asnjë postim në rrjetet e tyre sociale.