Celebrities Gossip Showbiz

Fifi ka diçka për të thënë për dashurinë!

Fifi është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj, por gjithashtu dhe për jetën personale. Së fundmi, Fifi ka qenë shumë e përfolur edhe për lidhjen e saj me Adis Patushin (i njohur në publik edhe si ish-partneri i modeles Adrola Dushi me të cilën ka dhe një djalë të vogël të quajtur Troi).

Fifi gjithmonë ka shkruar dhe vazhdon të shkruaj për dashurinë dhe ka treguar se për të është një ndjenjë shumë e rëndësishme. Së fundmi këngëtarja ka postuar në Instastory një shprehje, ku tregon se çfarë është dhe çfarë quhet dashuri për të.

Kjo pra na qenka dashuria, të kesh dikë që të pret, dikush që nuk dorëzohet në ty, dikush që nuk largohet pas disa gabimeve , dikush që të do sado që ta largosh. Por ky person sot shumë rradhë ekziston.

Shumë rradhë e ndoshta dhe hiç!, ka vazhduar Fifi.

Së fundmi Fifi ka postuar në Instagram një foto të saj gjatë një performance në një nga koncertet e fundit, ku shfaqet duke performuar në shi dhe duke na ka treguar kështu se ky faktor nuk e ka penguar të këndoj për personat që e duan dhe e mbështesin muzikën që ajo sjell në treg. Për këtë veprim të Fifit edhe partneri i saj, Adisi ka reaguar, duke postuar foton e saj në Instastory, ku dhe shprehet se ndihet shumë krenar për të.