Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

Fiksimi dhe pëlqimi i Matthew Perry për Jennifer Aniston ka filluar para xhirimeve të serialit “Friends”…

Kimia e Matthew Perry dhe Jennifer Aniston në serialin e njohur “Friends” si Chandler Bing dhe Rachel Green ishte mjaft e veçantë. Perry rrëfeu se ai ishte tërhequr menjëherë nga Aniston, shumë kohë përpara se të fillonin xhirimet në serialin e famshëm. Sipas Perry-t, dy aktorët janë takuar përmes miqve nga njohje të përbashkëta rreth tre vjet përpara se të transmetohej “Friends”.

Gjithçka në fillim dukej se ishte e ndërsjelltë. Megjithatë, besimi fillestar i Perry-t dhe disa telefonata tepër entuziaste brenda një dite u provuan shumë shpejt. Rreth kësaj historie ai është shprehur:

Duke parë mbrapa, ishte e qartë se kjo e bëri atë të mendonte se më pëlqente shumë, ose në mënyrën e gabuar…dhe unë vetëm sa e komplikova gabimin duke e kërkuar atë.

Aniston e refuzoi butësisht dhe i ofroi të bëhej shok me të, por ai ishte përgjigjur duke e kompleksuar më shumë situatën.

Ne nuk mund të jemi miq!

Dashuria e tij nuk u zhduk kur filluan xhirimet e “Friends” në 1994. Perry pranon se përshëndetjet dhe lamtumirat në ekran ishin të sikletshme dhe ai do të pyeste se sa kohë do të ishte e përshtatshme për të vazhduar ta shikonte atë.

“Mungesa e interesit” nga ana e aktores përfundimisht e ndihmoi Matthew të largohej nga dëshira e tij. Pavarësisht tërheqjes romantike të njëanshme, Perry dhe Aniston patën një lidhje të pathyeshme, si brenda dhe jashtë setit. Jennifer Aniston kontaktoi më shumë me Perry gjatë betejës së tij prej vitesh me varësinë nga droga dhe alkooli. Perry shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e saj.

Pas vdekjes së parakohshme të Perry-t në moshën 54-vjeçare, Aniston, së bashku me aktorët e saj të “Friends”, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer ishin të gjithë aty për t’i dhënë lamtumirën. Të afërmit dhe miqtë u mblodhën në varrezat, rreth një kilometër nga studiot e Warner Brothers, ku u filmuan episodet e serialit të njohur televiziv.

Rikujtojmë, se pesë yjet, miqtë e të ndjerit Matthew Perry nga seriali “Friends” dhanë një deklaratë të përbashkët:

Ne jemi të gjithë shumë të shkatërruar nga humbja e Matthew. Ne ishim më shumë sesa thjesht shokë. Ne jemi një familje. Ka kaq shumë për të thënë, por tani do të marrim kohë për të mbajtur zi dhe për të përpunuar këtë humbje të pakuptueshme. Me kalimin e kohës do të themi më shumë, kur të kemi mundësi. Për momentin, mendimet dhe dashuria jonë janë me familjen e Matthew, miqtë e tij dhe të gjithë ata që e donin atë në mbarë botën.