Auto & Moto

Fillin prodhimi i makinës së parë me energji diellore, Lightyear bën histori!

Lightyear, kompania holandeze e teknologjisë së lartë që po zhvillon makinën e parë diellore-elektrike në botë ka bër histori duke filluar zyrtarisht prodhimin e automjetit të saj të parë, Lightyear 0, në objektin e Valmet Automative në Finlandë. Kompania planifikon të prodhojë një makinë në javë dhe të rrisë gradualisht prodhimin e saj në tremujorin e parë të vitit 2023.

Siç raportohet, kjo është kompania e parë e automobilave që prodhon automjet elektrik që gjeneron energji direkt nga rrezet e diellit. Pas gjashtë vjetësh zhvillimi të teknologjive të veta, Lightyear ka tejkaluar një nga fazat më sfiduese për kompanitë e reja të automobilave, hyrjen në treg me teknologji të reja. Lex Hoefsloot, CEO dhe bashkëthemelues i Lightyear tha se:

Ne kemi arritur shumë etapa në vitet e fundit, nga arritjet kryesore të financimit deri te partneritetet e shkëlqyera. Megjithatë, sot është momenti më domethënës dhe ndoshta më sfiduesi që kemi arritur deri më tani. Fillimi i prodhimit të Lightyear 0, makinës së parë diellore, na sjell një hap të madh më afër misionit tonë të lëvizshmërisë së pastër për të gjithë, kudo. Ne mund të jemi të parët që e arrijmë këtë, por sigurisht shpresoj që të mos jemi të fundit.

Ndërkaq, në Francë, legjislacioni i ri i miratuar nga Senati do të kërkojë nga të gjitha parkingjet që të mbulohen nga panele diellore. Dispozitat e reja janë pjesë e planit në shkallë të gjerë të presidentit francez Emmanuel Macron për të investuar shumë në burimet e rinovueshme, që synon të shumëzojë me 10 sasinë e energjisë diellore të prodhuar në vend dhe të dyfishojë energjinë nga fermat e erës me bazë tokësore.