Komentet e reperit Snoop Dogg për filmin e animuar “Lightyear” (2022) po bëhen virale, pasi ai rrëfeu se ishte i pasigurt si t’i shpjegonte nipërve e mbesave të tij disa skena të filmit.
Në një intervistë për podcastin “It’s Giving”, artisti kujtoi një moment kur një nga nipërit e pyeti për një skenë që përfshinte një çift të të njëjtit seks.
Nipi im më tha: ‘Papa Snoop? Si ka një fëmijë me një grua tjetër? Ajo është grua!’ Dhe unë mendova, ‘Oh, nuk erdha për këto gjëra. Erdha vetëm të shihja filmin,’
Reperi shtoi se ndjeu “frikë” të çonte fëmijët në kinema për shkak të temave që shfaqen në filma të tillë.
Ju më fusni në mes të gjërave për të cilat nuk kam përgjigje… Këta janë fëmijë. Ata do të bëjnë pyetje, dhe unë nuk kam përgjigje
“Lightyear”, një spin-off i serisë së famshme “Toy Story” me Chris Evans në rolin kryesor, përfshin personazhe LGBTQ+ dhe një skenë puthjeje mes personave të të njëjtit seks.
Për këtë arsye, filmi u ndalua në disa vende të Lindjes së Mesme, përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin dhe Katarin.