Film & Tv Lifestyle

Filmat me atmosferë festive na ndikojnë për mirë emocionalisht!

Sipas një stufimi të publikuar së fundmi, filmat me përmbajtje të festave të fundvitit na bëjnë më të lumtur. Filmat me përmbajtje festive, e sidomos ata me festat e fundvitit ndikojnë pozitivisht në shëndetin tuaj, sipas ekspertëve.

Këta filma janë pashmangshëm kur jemi në fund të vitit dhe çuditërisht ne vazhdimisht e ndjejmë nevojën për t’i parë këta filma. Ekspertët kanë deklaruar se këta filma na bëjnë më të lumtur, na kthejnë prapa në kohë duke i kujtuar kohët e lumtura që kemi shpenzuar me familje dhe shoqëri, duke ju bërë të ndjeheni një atmosferë të ngrohtë dhe festive.

Po ashtu, filma të tillë ndihmojnë në zhdukjen e ankthit dhe nivelin e stresit. Filmat e Krishtlindjeve, kryesisht me festat e fundvitit përgjithësisht gjithmonë përcjellin një mesazh pozitiv dhe sipas psikologëve këta filma lirojnë tek ne dopaminën, apo siç njihet ndryshe si hormoni i lumturisë dhe një ndjenjë të mirë të rehatisë. Ndër filmat më të sugjeruar nga ekspertët janë “Home Alone”, “Elf”, “The Holiday” apo “Arthur Christmas”.

Së fundmi, “The Independent” ka zbuluar serialet më të ndjekura të Netflix për vitin 2021. Lista kryesohet nga seriali i njohur korean “Squid Game”. Nuk është surprizuese që ky serial mban kurorën me 142 milion klikime, duke u kthyer në titullin më të klikuar të të gjitha kohërave. Krijuesi i “Squid Game”, Hwang Dong-hyuk ka thënë se sezoni i tij i dytë do të ketë një kthesë të errët në skenarin e tij.