Auto & Moto

Ford sfidon Tesla-n?! Zgjeron teknologjinë…

Ford po zgjeron teknologjinë “hands-off” BlueCruise në Evropë, duke e bërë të disponueshme edhe për modelet më të lira si Puma, Puma Gen-E, Kuga dhe Ranger PHEV. Sistemi, që lejon drejtim pa duar në autostradat e certifikuara “Blue Zones”, bazohet në kontrollin adaptiv inteligjent të shpejtësisë dhe monitorimin e vazhdueshëm të shoferit.

BlueCruise debutoi në Evropë në vitin 2023 me Mustang Mach-E dhe tani mbulon mbi 135,000 km autostrada në 16 vende. Me të, një udhëtim nga Stokholmi në Romë mund të bëhet me rreth 25 orë drejtim pa duar. Ford thotë se pronarët globalisht kanë përshkuar mbi 888 milionë kilometra me këtë teknologji. Paketa e re e asistencës do të ofrohet nga pranvera e vitit 2026, ndërsa çmimet do të bëhen publike më vonë.

Komisioni Evropian do të publikojë në muajin dhjetor një kategori të re rregullatore për automjete të vogla elektrike të përballueshme, me qëllim që të mundësohet prodhim dhe shitje më e lirë e automjeteve elektrike me çmim midis 15 mijë dhe 20 mijë eurosh. Komisioneri Evropian për Industrinë, Stephane Sejourne, e konfirmoi këtë gjatë Ditëve të Industrisë Automobilistike në Paris. Presidentja e KE, Ursula von der Leyen, ka të ngjarë që në dhjetor të njoftojë ndarjen e automjeteve të lehta komerciale nga automjetet personale për arritjen e objektivave të emisioneve të CO2 për vitet 2030 dhe 2035.

Përveç kësaj, Komisioni po punon për të përcaktuar se çfarë konsiderohet automobil evropian me ndikim afatgjatë mbi prodhuesit dhe furnizuesit në industrinë automobilistike. Është e rëndësishme të merren masa më të ofensiva, sepse nëse nuk bëhet asgjë, sipas Stéphane Séjourné, prodhimi i veturave do të vazhdojë të bjerë, dhe veçanërisht pjesa e furnizuesve evropianë do të ulet shumë shpejt, nga 70 për qind në 50 për qind.