Design

Fotografitë më unike nga thellësitë e errëta të oqeanit…

Ju ndoshta nuk e dini por në thellësitë e errëta të detit dhe oqeaneve pluskojnë krijesa të pazakonta dhe me madhësi të jashtëzakonshme. Këto krijesa që në fakt duket si të pazakonta nuk janë gjë tjetër veçse disa larva të oktapodëve, specie të ndryshme peshqish dhe ngjalash.

Këto foto i ka realizuar Yung Sen Wu nga Tajvani, në thellësi midis 15 dhe 30 metra nën sipërfaqe të detit. Këto krijesa në madhësi midis një milimetër deri në dy centimetra padyshim që është e vështirë t’i kapësh dhe kanë nevojë për sy shumë të mprehtë për t’i fotografuar.

Nëse jeni një person që e adhuroni detin bashkë me krijesat që ndodhen në to, nuk kemi dyshime që këto foto thjesht do t’ju lënë pa fjalë:

A nuk ju duken perfekte?!