Celebrities Gossip Showbiz

Fotosesioni i fundit i Kristina Baki do t’ju lërë pa fjalë!

Kristina Baki magjepsi me një tjetër foto gjatë shtatzanisë së saj. Bukuroshja nuk mund të kishte shkëlqer më shumë se kaq  në fotosesionin me fustan të verdhë teksa pozonte në një vaskë.

https://www.instagram.com/p/Cc5bnRyK_Tn/

Foton Kristina e ka shoqëruar me dy figura të mjaltit dhe bletës, teksa komentet pozitive të fansave dhe shumë personazheve publike nuk kanë munguar. Bukuroshja i magjepsi të gjithë me imazhin mbresëlënës dhe në vetëm pak orë siguroi shumë pëlqime dhe komente.

Kujtojmë, se lajmin e shtatzanisë e ka dhënë vetë modelja, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, me anë të një postimi në rrjetin e saj social Instagram. Baki zgjodhi disa fotografi shumë të bukura, ku vëmendjen më të madhe e mori barku i saj i rrumbullakosur dhe që prej asaj dite fotot e bukura nuk kanë munguar për asnjë moment. Por jo vetëm kaq!

https://www.instagram.com/p/Ca1tc9FqyxC/

Vlen për t’u përmendur se vetëm pak ditë më parë, Kristina ka organizuar një ‘babyshower’ që tanimë është bërë një traditë për mamatë në prag lindje, të cilat me anë të një feste me familjarët dhe miqtë organizojnë një festë mirëseardhjeje për bebin që do të vijë në jetë. Disa nga të pranishmit në ‘babyshower-in’ e modeles kanë ndarë me ne disa foto shumë të bukura nga festa tejet e këndshme.

https://www.instagram.com/p/Cc0gjs1qDKY/

Ndërkohë ditën e djeshme, Kristina shkëlqeu me një veshje në ngjyrë rozë shumë të veçantë ku shfaqte barkun e saj të rrumbullakosur. Bukuroshja është më se e bukur edhe në këtë foto dhe me siguri nuk kemi parë ende asgjë nga Baki.

https://www.instagram.com/p/Cc2zeeCqGQl/