Auto & Moto Bota Tech

Del në rrugë autobusi i parë pa shofer në Europë, Franca jep autorizimin!

Një autobus pa shofer në Francë është automjeti i parë i këtij lloji që autorizohet të nxirret në qarkullim në një rrugë publike. Autobusi i vogël që mund të transportojë deri në 12 pasagjerë ka kryer prova në një kampus në qytetin jugor të Tulusës që nga muaji mars.

Por javën e shkuar, ministri francez i Transporteve Jean-Baptiste Djebbari autorizoi lëvizjen e autobusit pa shofer nëpër rrugët publike.

“Ky është një hap i rëndësishëm përpara në komercializimin e automjeteve pa shofer si në ambiente private ashtu edhe në rrugët publike”, tha Benoit Perrin menaxheri i përgjithshëm i kompanisë së prodhimit të këtyre automjeteve ‘EasyMile’.

Autorizimi i dhënë nga Ministria franceze e Transporteve e bën automjetin e ‘EasyMile EZ10’ të parin që lejohet të lëvizë në të njëjtën rrugë me automjete të tjera, këmbësorë dhe çiklistë pa pasur një shofer që ta drejtojë.