Health & Beauty Lifestyle

Gabimet që po bëni kur depiloheni me brisk!

Shumë njerëz përdorin briskun si mjet depilimi në pjesë të ndryshme të trupit. Së fundmi, TikTok po ndan gabime të thjeshta që mund të shkaktojnë djegie nga përdorimi i briskut. Videoja e postuar tregon dy gabime aq të zakonshme sa që shumë njerëz nuk i konsiderojnë të tilla.

E para është ajo që shumë njerëz ndoshta nuk janë të vetëdijshëm se po e bëjnë. Rruajtja shumë e shpejtë mund të shkaktojë acarim dhe djegie nga brisku. Gabimi i dytë është përdorimi i produkteve të tjera si zëvendësues për kremrat e rruajtjes, të tilla si balsam flokët, shampo e trupit ose sapuni i zakonshëm.

“Kremi për rroje është më i sigurti”, pohon marka. Megjithatë, disa shikues nuk i morën shumë në konsideratë rekomandimet. “Unë përdor zbutës ose larës për trupin dhe funksionon shumë mirë”, komentoi një shikues.

@myrefreshments

Shaving mistakes Part 5!🪒😳 #showertok #shavingroutine #shavingtip #shavinghack #bathroomtok #beautytip

♬ Waterdrop – Chris Alan Lee

Kur të famshëm si Miley Cyrus, Bella Thorne ose Ashley Graham shfaqen në tapetin e kuq me qime të dukshme në trup, njerëzit priren të reagojnë ndryshe. Ndërsa disa mendojnë se është e papërshtatshme, të tjerë besojnë se është koha për të thyer standardet e vjetruara të bukurisë. Në fakt ka shumë përfitime shëndetësore të mbështetura nga shkenca për të lënë qimet e trupit tuaj të rriten. Ne vendosëm t’i hedhim një vështrim më të afërt këtyre përfitimeve dhe zbulojini se cilat janë.

Ndërkaq, të kesh pak qime në fytyrë është e zakonshme dhe normale. Por në disa raste, në fytyrën tuaj mund të shfaqen qime të errëta dhe të ashpra dhe ju mund ta gjeni veten duke iu drejtuar piskatores pothuajse çdo ditë. Kjo gjendje e pakëndshme quhet hirsutizëm dhe shpesh shkaktohet nga një çekuilibër hormonal. Edhe pse depilimi dhe heqja e qimeve me lazer mund të ndihmojnë për të hequr qafe qimet e padëshiruara, ka disa mënyra natyrale për t’i reduktuar ato që mund të jenë po aq efektive.